LAJMI I FUNDIT:

Përballimi i krizës, propozohet përjashtimi nga TVSH i druve të zjarrit në Shqipëri

Përballimi i krizës, propozohet përjashtimi nga TVSH i druve të zjarrit në Shqipëri

Kriza globale në furnizimin me energji elektrike ka bërë që qeveria shqiptare të ndërmarra hapa konkrete për lehtësimin e barrës tek qytetarët.

Në Paketën Fiskale për vitin 2023, të hartuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë propozohet përjashtimi nga Tatimi Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) në import dhe në furnizimin brenda vendit i druve të zjarrit për ngrohje, për vitin 2023.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë thotë se qëllimi i këtij propozimi është mbrojtja dhe mbështetja e individëve në kushtet e krizës energjetike.


Aktualisht eksporti i këtij grupmallrash trajtohet me TVSH-në zero, ndërkohë që shitja brenda vendit apo importi trajtohet me shkallë normale të TVSH-së prej 20%.

Gjatë një viti me dimër të fortë konsumi kombëtar vjetor i lëndëve drusore për ngrohje, mund te arrije deri në 2 milionë m3 në vit.

Qarku me konsumin më të madh, përllogaritet të jetë Korça, e cila është përgjegjëse për konsumin e afërsisht 1/4 të kësaj sasie.

Në vendin tonë një metër kub dru zjarri kushton deri në 7,500 lekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori