Policia e Kosovës ka arrestuar një kamerier lidhur me vrasjen rojtarit në qendrën tregtare Albi Mall në periferi të Prishtinës.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.
“Lidhur me këtë rast një person është arrestuar dhe policia është në kërkim të personave të tjerë të dyshimtë për këtë rast” ka thënë Kelani.
KALLXO.com mëson se personi i arrestuar ka vendosur të mbrohet në heshtje në hetuesi.
Avokati i tij, Asdren Hoxha, ka konfirmuar se klienti i tij është një kamerier i lokalit ku ka ndodhur vrasja.
“Policia e ka marrë në pyetje klientin tim nën dyshimin se ai ka gisht në veprën penale raste të rënda të vjedhjeve grabitqare me pasoja fatale”, ka thënë Hoxha.
Sipas tij, kamerieri nuk ka pranuar të intervistohet nga policia.
“Klienti im ka vendosur të mbrohet në heshtje. E vetmja provë e policisë është se ai ka punuar si kamerier në lokalin ku ka ndodhur vrasja. Mirëpo për bindja ime si avokat është se në këtë rast policia nuk ka prova se i mbrojturi im është i përfshirë në këtë vepër penale. Unë shpresoj që i njëjti së shpejti të lirohet në procedurë të rregullt ose eventualisht t’i caktohet ndonjë masë alternative”, ka thënë Hoxha.
44 vjeçari me profesion rojtar në qendrën Albi Mall u qëllua për vdekje mëngjesin e 30 marsit.
Në informacionet e para të policisë thuhej se 44 vjeçari u vra nga të paktën dy persona të cilët kishin për qëllim kryerjen e një grabitje në një lokal të qendrës tregtare.
Arrestohet një i dyshuar për vrasjen e rojës në ‘Albi Mall’
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, të dyshuar për vrasjen e Nazmi Ramadanit (44), rojës së vrarë ditë më parë në qendrën tregtare “Albi Mall’ në Prishtinë.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërkaq, Njësitet policore janë në kërkim edhe të personave të tjerë, të cilët dyshohe se janë të përfshirë në këtë rast.
“Lidhur me rastin e vrasjes së ndodhur në Veternik, më datën 07.04.2015 pas hetimeve intensive të zhvilluara nga njësitet relevante policore është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuari mashkull K-Shqiptar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, përderisa njësitet policore janë në kërkim edhe të personave të tjerë të dyshuar, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë rast”, thuhet në raportin e policisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë