LAJMI I FUNDIT:

Për vetëm një orë, Elon Musk fitoi 2.3 miliardë dollarë nga Tesla

Për vetëm një orë, Elon Musk fitoi 2.3 miliardë dollarë nga Tesla

Pasuria e Elon Muskut u rrit me plotë 2.3 miliardë dollarë vetëm brenda një ore, pasi aksionet e Teslas u rritën më shumë se sa pritej.

Në bursën e New Yorkut, stoku i prodhuesit të veturave elektrike, i cili më herët ishte mbyllur në vlerën e 580,99 dollarëve u rrit me 12 për qind duke kapur shifrën 649 dollarë.

Lidhur me këtë, sipas Indeksit të Miliarderëve të llogaritur nga Bloomberg, kjo rriti vlerën neto të shefit ekzekutiv të Teslas, Elon Musk në rreth 34 miliardë dollarë, përcjell Telegrafi.


Pasuria e Elon Musk e llogaritur brenda një viti | Burimi: Bloomberg

Musk zotëron rreth një të pestën e aksioneve të Tesla, e cila përfshin pjesën më të madhe të pasurisë së tij. Megjithatë shumica e pasurisë së tij i është dedikuar fuqishëm së fundi kërkimeve teknologjike hapësinore, të llogaritura në rreth 14.6 miliardë dollarë.

Aksionet e Tesla kanë pasur një tendencë pozitive që nga muaji tetori, kur kompania gjeneroi një fitim të papritur në tremujorit të tretë.

Vlera e saj e tregut tani arrin më shumë mbi 100 miliardë dollarë dhe nëse qëndron mbi atë prag për një periudhë edhe më të zgjatur kohe, konkurrenca me Toyotan e vendit të parë në botë për prodhimin e makinave ka për të qenë edhe më e ashpër. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Pfizer dhe BionTech vodhën patentën e Moderna për zhvillimin e vaksinës kundër CPVID-19

Botë
Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Kanadaja shtyn gjithashtu tarifat për mallrat amerikane, por Ontario do të vazhdojë

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

Ekonomi
Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Renault Symbioz arrin në Kosovë nga Auto Mita! SUV-i më inovativ me teknologji hibride

Ekonomi
Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Kalo në kategori