LAJMI I FUNDIT:

Për t’u stërvitur për një rikthim në Hënë, astronautët po vrapojnë rreth “Murit të vdekjes”

Për t’u stërvitur për një rikthim në Hënë, astronautët po vrapojnë rreth “Murit të vdekjes”

Ndërsa njerëzit po përgatiten të kthehen në Hënë pas më shumë se gjysmë shekulli, studiuesit kanë arritur të zhvillojnë një qasje që i mban astronautët në formë.

Për të parandaluar që eksploruesit hënor të bëhen të dobët në mjedisin me gravitet të ulët, shkencëtarët i sugjerojnë atyre të vrapojnë.

Por, duke qenë se hapësira në të cilën atyre i sugjerohet të vrapojnë nuk është e zakonshme si të tjerat, ata janë këshilluar të vrapojnë disa herë në ditë rreth “Murit të vdekjes”.


“Muri i vdekjes” përdoret edhe nga performuesit e marifeteve me motoçikleta pasi është hapësirë e cila e sfidon gravitetin, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.

Andaj, që njerëzit të mund të vrapojnë edhe më shpejt në Hënë, studiuesit u sugjerojnë të vrapojnë në atë mur që të gjenerojnë forcë të mjaftueshme për të luftuar dobësimin e kockave dhe muskujve.

“Jam i habitur që askush nuk e kishte këtë ide më parë. Kjo mund të jetë një mënyrë e përshtatshme për t’u stërvitur për në Hënë”, tha Alberto Minetti, profesor i fiziologjisë në Universitetin e Milanos.

Ndryshe, njerëzit nuk kanë shkelur në Hënë që nga programi Apollo i vitit 1972, por NASA dhe agjencitë tjera hapësinore po përgatiten për një rikthim, me misione afatgjata.

Bëhet e ditur se vitin e ardhshëm astronautët e NASA-s do të fluturojnë rreth Hënës.

Mirëpo, mjedisi hënor vjen me disa sfida, nga ajri, ushqimi, uji, e deri te mbrojtja kundër rrezatimit. Gjithashtu, pa gravitetin normal për të punuar, astronautët humbasin fuqinë e kocave dhe muskujve, së bashku me kontrollin e sistemit nervor për lëvizje.

Llogaritjet e Minettit dhe kolegëve të tij tregojnë se njerëzit do ta kenë të vështirë të vrapojnë rreth “Murit të vdekjes” pa u rrëzuar.

Por, në gravitetin hënor, që është një e gjashta e asaj në Tokë, kjo është më e lehtë.

Për ta testuar këtë ide, dy studiues kanë vrapuar rreth murit 10 metra të gjerë ndërsa ishin të lidhur me litar. Ata arritën në përfundim se vrapimi për disa minuta çdo ditë gjeneron forcë të mjaftueshme për të mbajtur kockat dhe muskujt të fortë dhe sistemin nervor nën kontroll. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Mercenari serb vritet në luftimet në Kursk, ish-pjesëtari i ushtrisë serbe e pëson me jetë nga sulmi me dron

Serbia
I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

I dërguari i Trump pauzon planin e paqes në Ukrainë, për të zhvilluar bisedime me aleatët e NATO-s

Evropa
Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Gjykatësi amerikan urdhëron administratën Trump t'i bindet ndalimit të ngrirjes së shpenzimeve

Amerika
Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Njësia për operacione speciale e ukrainasve shkatërron makinerinë luftarake ruse dhe godet rëndë 14 ushtarë të Putinit

Evropa
Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Vuçiq thotë se Lista Serbe arriti “fitore të rëndësishme për Serbinë” në zgjedhjet në Kosovë

Serbia
Kalo në kategori