Bizneset në vend nuk po e shohin Kosovën më si vend atraktiv për të bërë biznes. Këtë po e dëshmon numri i lartë i bizneseve të mbyllura.
Në tremujorin e parë të këtij viti janë mbyllur 727 ndërmarrje, që është për 226 ndërmarrje më shumë të mbyllura se në periudhën e njëjte të vitit të kaluar.
Këto të dhëna janë publikuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK). Kurse, përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe atyre të Odës Ekonomike Amerikane, theks të veçantë i kushtojnë ambientit jo të favorshëm për bërje biznes.
Ato që më së shumti po e dëmtojnë bërjen biznese në vend janësundimi i ligjit, situata politike dhe korrupsioni.
Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), tha se sundimi i ligjit vazhdon të mbetet brenga kryesore e bizneseve. Bizneset vendore tashmë, sipas tij, po largohen nga vendi, duke i zhvendosur investimet në shtetet evropiane.
“E tëra kjo është një dëshmi që me të vërtet ambienti i bizneseve, ambienti ekonomik në Kosovë nuk është në funksion të duhur dhe të merituar. Unë kam deklaruar që nuk e kam brengën që nuk kemi investitorë, investime të huaja edhe pse të dhënat më të fundit dëshmojnë se edhe në këtë drejtim kemi rënie. Orientimi ka qenë i OEK, që të bëjnë më tepër për bizneset investuese. Ta keni një qëndrueshmëri, të keni një mbështetje institucionale…Kemi të bëjmë në veçanti me pikën më të ndjeshme që është sundimi i rendit dhe ligjit dhe një josiguri e merituar. Ajo çka është më brengosëse, nuk është vetëm fakti i mbylljes së këtyre ndërmarrjeve por është edhe fakti që shumë biznese nga Kosova janë duke investuar në vendet evropiane”, tha Gërxhaliu, për Kosovapress.
Ai ka shtuar se Kosova duhet të bëjë më shumë në aspektin ekonomik dhe për një qëndrueshmëri sociale që do të bazohet në një qëndrueshmëri ekonomike, por thekson se situata politike ka bërë që mos të kemi këtë gjendje ekonomike në vend.
Oda Ekonomike Amerikane, përmes një komunikate ka reaguar për kërcënimet që iu janë bërë menaxhmentit të kompanisë kosovare të Shërbimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike (KEDS).
Sipas qëndrimit të Odës Amerikane, sundimi i ligjit është parakusht për tërheqjen e investimeve të huaja, krijimin e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
“Mesazhet kërcënuese kundër cilitdo investitor të jashtëm ose vendor në Kosovë janë në kundërshtim me përpjekjet për përmirësim të sundimit të ligjit në vend, si dhe në kundërshtim me masat e Qeverisë për tërheqjen e investimeve të jashtme”, thuhet në reagim.
Dukurit si korrupsioni, ambienti jo i favorshëm për bërje biznese, janë shqetësim edhe për ligjvënësit. Raif Qela, anëtar i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik. Ai është shprehur i shqetësuar për mungesën e sundimit të ligjit, e cila thotë se është pengesa kryesore e bizneseve.
“Në rend të parë klima e të bërit biznes akoma nuk është në nivelin e duhur që të ketë investime të reja. Problemi kryesor i këtij vendi, mendoj që vazhdon të qëndroj korrupsioni i lartë, i cili qoftë si real, si perceptim, ndikon në mënyrë që investitorët të huaj serioz të mos vijnë lirshëm në Kosovë. Përveç këtij, janë edhe faktorë të tjerë si mungesa e zbatimit të ligjit, sepse dihet mirëfilli që gjykata dhe prokuroritë kanë plot problem. Probleme jo të natyrës ligjore sa të natyrës së zbatimit të ligjit, kjo është për shkak se akoma nuk ka vullnet politik që të ballafaqohemi seriozisht me korrupsionin si njëra prej dukurive që më së shumti e shkatërrojnë të ardhmen e këtij vendit”, tha Qela.
Edhe pse, sipas vlerësimeve të BQK-së, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara në tre mujo rin e parë të këtij viti ishte 2,896, që paraqet 314 ndërmarrje më shumë se sa në vitin paraprak.
Sipas BQK-së, numri i ndërmarrjeve të reja të regjistruara ishte në sektorin e tregtisë me 820 ndërmarrje të reja, pasuar nga sektori i prodhimtarisë me 343 ndërmarrje, hotelerisë me 249 ndërmarrje dhe bujqësisë me 261 ndërmarrje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre
KEK, B1-shi kthehet në punë në orët e mbrëmjes

Horizonte të arta: Zbuloni magjinë e Shëngjinit në Resortin “Holiday in 2”!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës