LAJMI I FUNDIT:

Për herë të pestë, dështon themelimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Për herë të pestë, dështon themelimi i Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore

Për të pestën herë me radhë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet e abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

Sërish shkak i dështimit të mbledhjes konstituive është mungesa e pjesëmarrjes së deputetëve të pozitës.

Cakolli përmend emrat e deputetëve që po e pengojnë hetimin parlamentar për "rezervat shtetërore"
Lexo po ashtu Cakolli përmend emrat e deputetëve që po e pengojnë hetimin parlamentar për "rezervat shtetërore"

Kryetari i këtij Komisioni, njëherësh deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj tha se është shqetësuese që ky komision nuk po konstituohet.


Rashit Qalaj

“Edhe sot po mungojnë pa arsye deputetët e partisë në pushtet, të LVV-së. Ndërsa, deputetja Doarsa Kica-Xhelili mungon për arsye familjare. Është shqetësuese që ky komision nuk po konstituohet”, tha Qalaj.

Sipas tij, mosprania e deputetëve të LVV-së i shton dyshimet dhe më shumë për keqpërdorime në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

“Këto dyshimet janë më shumë se dyshime pasi nuk e kemi mbështetjen nga partia në pushtet. Tentativa për ta bllokuar punën e këtij komisioni bën që qytetarët mos ta dinë se ku është keqpërdorur buxheti i shtetit. Sot është hera e pestë e tentimit të konstituimit të këtij Komisioni. Sot një javë kemi dërguar një shkresë të zyra ligjore dhe presim që të marrim një interpretim se si do të veprohet tutje”, shtoi Qalaj.

Ndërkaq, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës të martën ka përmendur emrat e deputetëve të cilët po e pengojnë formimin e këtij komisioni.

Ai ka pyetur se pse të njëjtit po e pengojnë këtë proces pavarësisht se 69 deputetë kanë votuar për formimin e këtij komisioni – përfshirë edhe partinë në pushtet.

“Armend Muja, Driton Hyseni, Shqipe Meta-Isufi, Halil Thaçi, Salih Zyba dhe Erxhan Galushi, janë deputetët që po e pengojnë hetimin parlamentar të rastit të “rezervave shtetërore”, pavarësisht votës ‘pro’ të 69 deputetëve – përfshirë edhe vet partinë në pushtet”, ka shkruar Cakolli në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori