LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë fillon studimi për përhapjen e COVID-19 në Kosovë

Për herë të parë fillon studimi për përhapjen e COVID-19 në Kosovë
Foto: Ilustrim

Për herë të parë në Kosovë, IKSHPK në bashkëpunim me OBSH ka filluar zbatimin e studimit “Hulumtimi seroepidemiologjik bazuar në popullatë” i shtresuar sipas moshës për infeksionin SARS CoV-2 (Covid – 19).

Siç njoftin MSH, ky hulumtim bëhet me qëllim të hulumtimit të shkallës së infeksionit me SARS CoV-2 që përcaktohet nga seropozitiviteti i popullatës së përgjithshme në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Hulumtimi bëhet sipas protokollit të standardizuar të zhvilluar nga OBSH, i cili mundëson që të dhënat e ekspozimit epidemiologjik dhe mostrat biologjike të mblidhen sistematikisht dhe të vlerësohet shkalla e ashpërsisë dhe sulmit. Hulumtimi po ashtu shërben për orientim mbi situatën e shëndetit publik dhe politikat e vendimmarrjes”, njofton MSH.


Ky studim sero-epidemiologjik ka për qëllim këto objektiva:

1. Të matet seroprevalenca e antitrupave të COVID-19 në popullatën e përgjithshme sipas gjinisë dhe grupmoshës, në mënyrë që të përcaktohet imuniteti kumulativ i popullatës.

2. Të vlerësohet raporti i infeksioneve asimptomatike, para-simptomatike ose subklinike në popullatë dhe në raport me moshën dhe gjininë.

3. Të matët pozitiviteti aktual te popullata e zgjedhur rastësisht.

MSH thotë se hulumtimi do te bëhet në nivel vendi i shtresuar sipas grupmoshës dhe gjinisë.

“Posa të përfundojë marrja e mostrave në terren do të kemi rezultatet preliminare dhe tutje ato përfundimtare që do na pasqyrojnë gjendjen e përhapjes së COVID- 19 në popullatën e Kosovës”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Drejtësi
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Rohde ndjek me vëmendje zgjedhjet e Gjermanisë: Natë e gjatë e intensive sonte

Lajme
Kalo në kategori