Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), ka filluar me organizimin tashmë tradicional “Javët e Biznesit Kosovar 2016” me moton “Unë konsumoj produkte vendore Po Ju”, i cili nisi në vitin 2003 dhe realizohet për të katërmbëdhjetën herë.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, tha se ky projekt tradicional në rrugëtimin e vet nga viti 2003 ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerave ekonomike dhe mirëqenies sociale në Kosovë, duke nxit zhvillimin e prodhimtarisë vendëse dhe zhvillimin e sektorit privat.
Sipas tij, iniciativat e tilla janë për zhvillim të vendit, ekonomisë dhe së ardhmes. “Politikat jo konkurruese për prodhuesit vendës kanë bërë që edhe më tutje tregu i Kosovës të varet nga importi dhe konsumatorët tonë të konsumojnë këto produkte që në disa raste janë edhe të dyshimta. Prandaj institucionet e shtetit duhet të kontrollojnë edhe më shumë nivelin e cilësisë së produkteve si vendëse ashtu edhe të huajat në mënyrë që shëndeti të jetë i sigurt”, tha Shahini.
Kryetari i AKB-së shtoi se konsumi i prodhimeve vendore është e mirë ekonomike dhe gjest kombëtar për zhvillimin e vendit.
Bashkim Osmani, prodhues i lëngjeve Laberion Dona, kërkoi nga institucionet përmirësimin e politikave fiskale në mënyrë që të jenë të barabartë me importuesit. Ai kërkoi nga konsumatorët që të konsumojnë prodhimet vendëse dhe nga e cila do të ketë rritje të buxhetit të shtetit
Nexhat Hasani, njëri prej anëtarëve themelues të AKB-së, tregoi se më 2003 “Javët e Biznesit Kosovar”, ishte realizuar vetëm në Kosovë, ndërsa çdo vit e këtej është zgjeruar ku tashmë po realizohet edhe gjithandej Bashkimit Evropian.
Suat Berisha, nënkryetar i AKB-së, tha pjesëmarrja e universiteteve në këtë projekt është afirmim edhe I institucioneve tona, por edhe I njoftimit të publikut për shërbimet që ofrojnë.
Ai kërkoi nga të gjithë qytetarët që të konsumojnë produkte vendore.
Lumnije Ajdini, menaxhere e AKB-së, prezantoi programin “Javët e Biznesit Kosovar 2016”, i cili organizohet për katërmbëdhjetë vjet në Kosovë, në Ballkanin Perëndimor dhe në vendet e BE-së.
“Projekti ka qëllim të promovojë ekonominë, të rrit konsumimin e prodhimeve kosovare, të stimulojë bizneset vendore, të përmirësoj cilësinë e prodhimeve sipas standardeve më të larta dhe të inkurajojë Qeverinë e Kosovës që të vazhdoj të krijoj ambient të favorshëm për një zhvillim më të hovshëm ekonomik.
Ky manifestim nisë me 10 nëntor në Mitrovicë, me 14 nëntor në Prishtinë në Hotelin Grand bëhet ekspozimi i prodhimeve vendore, për të vazhduar me aktivitete të ndryshme nëpër tërë territorin e Kosovës, në Bosnje e Hercegovinë, Linz të Austrisë, Shqipëri, Maqedoni, Mali i zi, Luginë e Preshevës, Turqi dhe në vendet e BE-së me aktivitete promovuese, konferenca, tryeza, analiza hulumtuese, Forumi Ndërkombëtar Biznesor si dhe bëhet hapja e Qendrës me prodhime vendore në Ferizaj me 14 dhjetor, kur edhe do të përmbyllen aktivitet e “Javëve të Biznesit Kosovar 2016”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSpitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
PostCHAT ju pret!
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje