Për të dëshmuar se janë gjallë pensionistët detyrohen ta nxjerrin dokumentin (vërtetimin) se kanë paguar tatimin në pronë, e nëse nuk arrijnë të pajisen me këtë dokument ata praktikisht shpallën “të vdekur” dhe u ndërpriten pensionet, ndërsa i “ringjallin” posa t’i dorëzojnë vërtetimet se e kanë paguar tatimin në pronë
Pensionistët e Kosovës duket të jenë kategoria më e diskriminuar në shoqërinë kosovare. Përveçse pensionet e tyre, si ato të pleqërisë gjithashtu edhe ato kontributdhënëse janë tepër të vogla, më të voglat në të gjithë rajonin, pensionistët kosovarë janë duke u përballur edhe me vështirësinë për të dëshmuar se janë gjallë, një obligim që përsëritet për çdo gjashtë muaj.
Ata tani përveçse duhet të shkojnë vetë (fizikisht) në zyrat e qendrave pensionale nëpër komuna të Kosovës për çdo 6 muaj, së fundi janë urdhëruar që ta nxjerrin edhe dokumentin (vërtetimin) se kanë kryer obligimet nga tatimi në pronë.
Vërtetimi duhet të jetë në emër të tyre, në të kundërtën nuk vlen. Përveç këtij dokumenti krejtësisht joligjor, pensionistët janë të obliguar që ta dorëzojnë edhe ekstraktin e lindjes.
Të lodhur tej mase, ata thonë se u ka ardhur “shpirti në fyt” dhe shumë prej tyre nuk kanë mundur të pajisen me vërtetimin se kanë paguar tatimin në pronë. Në këtë mënyrë shumë prej tyre kanë mbetur pa pensione pasi që qendrat e pensionistëve praktikisht i kanë shpallur “të vdekur”. Ata “ringjallen” kur të arrijnë t’i nxjerrin vërtetimet se kanë paguar tatimin në pronë, por kjo punë në disa raste shkon edhe me muaj, pasi që pothuajse shumica e familjeve të pensionistëve nuk kanë arritur t’i kryejnë obligimet nga tatimi në pronë për shkak të gjendjes së rëndë sociale në të cilën ndodhen.
Radhë për vërtetime
“Nuk po di as nga me ia mbajt, vërtetimin nuk po ma japin se nuk kemi mund me pagu tatimin në pronë, si familje jemi në gjendje të rëndë, pensioni që marr unë prej 75 eurosh nuk bën as tri ditë, se po duhet me ble barna Tash ma kanë ndalë pensionin, po thonë bjere vërtetimin se e ke paguar tatimin. Vallahi veç mu mbyt diku se nuk po di çka me ba”, thoshte një plak nga Llausha e Skenderajt, i cili priste në radhë para sportelit në Drejtorinë për Ekonomi e Financa të Komunës së Skenderajt, me shpresën se do t’i ndihmojë dikush për ta pajisur me këtë dokument.
Zyrtari për pensione në Komunën e Skenderajt, Ruzhdi Nura, zyra e të cilit ndodhet në Qendrën për Punë Sociale thotë se ai është i detyruar që t’i zbatojë vendimet e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale, gjegjësisht të Departamentit për Pensione, e cila ka urdhëruar që secili pensionist që duhet të paraqitët për çdo 6 muaj për të dëshmuar se është në jetë duhet patjetër ta dorëzojë vërtetimin se e ka paguar tatimin në pronë si dhe ekstraktin e lindjes. /Zëri/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje