Gjithçka që duhet të dini mbi jetën dhe ndjesitë e fëmijës që do të vijë së shpejti në jetë. Mësoni të deshifroni sinjalet që mund t’ju vijnë herë pas here nga “rezidenca” nëntëmujore e bebit dhe përjetojeni shtatzëninë si periudhën më të bukur, mbi të gjitha, nuk është një sëmundje.
Për çdo femër periudha e shtatzënisë është një moment lumturie dhe shprese. Dhe jo vetëm për të, por edhe për partnerin. Një moment gjatë të cilit mëson të njohësh veten dhe trupin, që ndryshon për të pritur një jetë të re, transmeton Telegrafi.
Është e rëndësishme të përpiqesh t’i jetosh këto momente sa më qetësisht të jetë e mundur, pa ankthe dhe tensione të asnjë lloji, me sigurinë se gjithçka do të shkojë mirë dhe se fëmija do të jetë i shëndetshëm dhe i përkryer, tamam ashtu siç e keni imagjinuar për gjithë këta muaj.
Natyra ju ka dhënë nëntë muaj për të njohur fëmijën tuaj, për të mësuar ta doni dhe t’i përkushtoheni, për të krijuar atë raport unik, që e lidh në mënyrë të pazgjidhshme nënën dhe fëmijën. Me shtatzëninë nuk ndryshon vetëm trupi, por edhe mënyra juaj e të qenit: keni qenë gjithmonë vetëm bija, gjatë shtatzënisë do të mësoheni të bëheni nëna.
Gradualisht, muaj pas muaji, do të kuptoni si të lexoni sinjalet që vogëlushi që mbani brenda ju dërgon, dhe ai nga ana e tij, do të mësojë të njohë t’ju njohë ju dhe zakonet tuaja: si dhe çfarë hani, sa flini, si lëvizni…
Kjo është arsyeja, pse është shumë e rëndësishme ta jetosh në mënyrë të qetë dhe të lumtur këtë periudhë, pa ankthe e dyshime, duke përfshirë edhe partnerin sa të jetë e mundur, në këtë eksperiencë të mrekullueshme dhe të papërshkrueshme që është shtatzënia.
Pas muajit të parë
Në fund të muajit të parë të shtatzënisë fetusi është i gjatë (maksimumi) 5 mm, e megjithatë zemra ka filluar të rrahë dhe truri ka filluar të formohet. Seksi, edhe pse nuk është ende i dukshëm në ekografi, është përcaktuar.
Midis javës së 8-të dhe të 9-të
Fetusi është rritur deri sa arrin një gjatësi prej 22 mm. Është kjo periudha kur fillojnë të formohen sytë, goja, veshët, duart, këmbët, mushkëritë, mëlçia, zorrët dhe veshkat.
Midis javës së 10-të dhe të 14-të
Fetusi është formuar plotësisht dhe mund të arrijë deri në 85 mm gjatësi. Që prej këtij momenti e në vazhdim duhet të fillojë të rritet dhe të maturohet. Vogëlushi fillon të lëvizë (edhe pse lëvizjet e tij nuk perceptohen nga nëna) dhe rrahjet e tij të zemrës janë të dëgjueshme vetëm me ultratinguj.
Midis javës së 15-të dhe të 22- të shtatzënisë
Fëmija rritet me shpejtësi dhe në mënyrë të pandërprerë. Është kjo periudha kur nëna e ardhshme fillon të perceptojë lëvizjet e fëmijës së saj. Mbas 22 javësh shtatzënie fëmija mund të arrijë të peshojë deri 3 hektogramë e gjysmë.
Midis javës së 23-të dhe të 30-të
Fëmija fillon të reagojë ndaj stimujve ndjesorë. Njeh zërin e nënës dhe të babait, i pëlqen të dëgjojë muzikë, arrin të dallojë dritën nga errësira. Në këtë periudhë fillon të thithë gishtin e madh të dorës me insistim, duke nisur kështu të përgatitet për thithjen e qumështit; mund të ndodhë jo rrallë ta zërë edhe lemza. Pas javës së 24-t, edhe pse me shumë vështirësi, fëmija mund të arrijë t’i mbijetojë një lindjeje të parakohshme. Në fund të javës së 30-të gjatësia e tij është rreth 24 cm dhe pesha rreth 1.400g.
Mbas javës së 31-të
Që prej këtij momenti dhe në vazhdim fëmija fillon të rrotullohet për t’u vendosur me kokë poshtë. Lëvizjet e tij shtohen në mënyrë të ndjeshme, ndërkohë që në javën e 37-të fetusi fillon të kryejë frymëmarrjen e parë. Rreth javës së 40-të gjatësia e tij mund të arrijë deri 50cm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Motra e Bianca Censori-t ndjek hapat e saj: Angelina dominon Instagramin, a do ta lërë nën hije atë?

Këto do të jenë tendencat më të mëdha të grimit këtë vit

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë
Studim: 87 për qind e femrave të bardha duan të bëjnë seks me meshkuj me ngjyrë
Femrat e gjeneratës Z nuk duan të veshin sutjena: Lëvizja mbështetet nga Dua Lipa dhe Kendall Jenner

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri