LAJMI I FUNDIT:

Për shkak të krizës nga COVID-19, Shqipëria ka ndërprerë nxjerrjen e naftës

Për shkak të krizës nga COVID-19, Shqipëria ka ndërprerë nxjerrjen e naftës

Lajmin e dha ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku gjatë fjalës në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas saj, depozitat janë të mbushura dhe çmimi është shumë i ulët.

“Vendimi i qeverisë për dhënien e pagës për të gjithë punonjësit e rafinerisë tani është realizuar, 790 punonjës kanë marrë pagën e akorduar dhe këtë e kemi sistemuar. Një çështje tjetër që ka të bëjë me naftën, më të goditur është edhe situata e Albetrol, e gjendur në një situata shumë të vështirë pasi çmimi ka arritur në nivelin më të ulët shpesh herë edhe negativ, kemi qenë të detyruar që për shkak të depozitave të mbushura puset të mos jenë më operative. Ndërkohë që është pezulluar deri në një vendim të dytë procesi i ristrukturimit.”

Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara ra në nivele rekord që nga viti 1999, për shkak të rënies së kërkesave, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.


Çmimet e arit të zi të papërpunuar West Texas Intermediate në SHBA arritën -40 dollarë për fuçi. Në fillim të vitit 2020, një fuçi naftë kushtonte rreth 60 dollarë.

Presidenti Donald Trump në konferencën e përditshme për shtyp e quajti këtë një moment kalimtar që do të shfrytëzohet duke mbajtur miliona fuçi naftë rezervë./Vizion Plus

Në trend Lajme

Më shumë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori