Pasiguria, orari i gjatë i punës, vonesa e pagave, mos kompensimi i pushimeve vjetore, shfrytëzimi i pagës minimale për të paguar punëtorët, abuzimi me kontrata për praktikant dhe mungesa e mbrojtjes ligjore të punëtorëve janë identifikuar si faktorët që kanë ndikuar nga viti në vit të rriten numri i të vdekurave në vendin e punës.
Sipas të dhënave, nga muaji janar 2018 deri më sot janë aksidentuar 101 punëtorë, ku 19 prej tyre kanë humbur jetën.
Ndërtimtaria është sektori me vdekjet dhe lëndimet më të mëdha të punëtorëve, por nuk përjashtohen edhe sektorët e tjerë.
Të hënën u regjistrua viktima e fundit, i cili si pasojë e ndërrimit të shtyllave elektrike nga ato të drurit me ato të betonit një punëtor në Malishevë ka ndërruar jetë në vendin e punës.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka thënë për Telegrafin se punëtorët të cilët e kanë humbur jetën në vendin e punës nuk kanë mbrojtje të mjaftueshme ligjore.
“Shumica e punëtorëve në sektorin privat janë pa kontrata dhe të gjithë këta punëtorë që po e humbin jetën në vendin e punës nuk kanë mbrojtje ligjore dhe çdo ditë pothuajse po na humbin punëtorë”, tha për Telegrafin, Azemi.
Ai ka thënë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale nuk është duke bërë mjaftueshëm për të rritur sigurinë në punë.
“Deri vonë kemi menduar se do të kemi një bashkëpunim me Ministrinë e Punës lidhur me trajnimin ose edukimin e punëtorëve dhe pronarëve të kompanisë lidhur me këtë çështje. Megjithatë, për kundër kërkesës së bërë, siç duket Ministria e Punës nuk është e interesuar të merret më këtë”, tha ai.
Azemi ka paralajmëruar krijimin e një fond nga Sindikata për trajnimin dhe edukimin e punëtorëve dhe pronarëve në vendin e punës.
“Ne si Sindikatë jemi të interesuar gjetjen e një forme tjetër për sa i përket kësaj çështje duke krijuar një fond të veçantë, lidhur me daljen në terren të edukimit të punëtorëve dhe pronarëve të kompanisë, por të cilët jemi të vetëdijshëm se do të jemi në telashe. Aktualisht nga shteti nuk kemi shtrirjen e dorës, andaj ves si sindikatë duhet ta marrim këtë iniciativë duke ndihmuar punëtorët. Ky fond do të sigurohet me kërkesë ligjore tek anëtarët e sindikatës të paguajnë një shumë më të madhe dhe të bëjmë organizimin më të madh tek kompanitë e mëdha që respektojmë Ligjin e Punës dhe ndoshta kjo do të ketë një efekt. Ne sindikatë nuk jemi duke e dhënë maksimumin tonë, për shkak të mungesës së buxhetit”, shton Azemi.
Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, në një intervistë më herët për Telegrafin, ka thënë se siguria në punë mbetet një sfidë për të gjithë.
Sipas tij, punëdhënësit janë përgjegjësit kryesor për të pasur siguri në punë, por edhe punëtorët duhet të kenë kujdes.
“Fatkeqësisht ne kemi edhe neglizhencë nga ana e punëtorëve, sepse nuk i kushtojnë rëndësi vetvetes. Numrin e inspektorëve të punës nuk e kemi të mjaftueshëm dhe këtë e dinë të gjithë, si në Qeveri, po ashtu edhe në Kuvend. Madje edhe në raportin e progresit është konstatuar se ka pak inspektorë dhe është thënë se ky numër duhet të jetë 65 e jo sa kemi aktualisht, vetëm 42 inspektorë”, ka thënë Ibrahimi.
Milaim Morina, nga Qendra për Politika dhe Avokim, tha për Telegrafin se nuk është bërë përparim në zbatimin e Ligjit të Punës dhe Ligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.
“Edhe pse janë bërë plotësime ne legjislacionin sekondar për sigurinë dhe shëndetin në punë, në të cilin janë transponuar 20 direktiva të BE-së, bazuar në statistikat e aksidenteve të raportuara, nuk është shënuar progres në zbatimin e Ligjit për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë. Vitin 2018, nëse krahasohet me pesë vitet e kaluara, është me tragjiku për sigurinë dhe shëndetin në punë të të punësuarve”, tha Morina.
Mos efikasiteti i Inspektoratit të Punës, sipas tij, po ndikon në mos zbatimin e duhur të ligjeve që lidhen me vendet e punës.
“Inspektorati i Punës, ka vetëm 40 inspektor në terren të cilët do të duhej të mbikëqyrnin zbatimin e legjislacionin nga marrëdhënia e punës dhe sigurisë dhe shëndetit në punë. Vitin e kaluar ky Inspektorat ka realizuar 8,128 inspektime, në anën numri i bizneseve aktive të regjistruara në Administratën Tatimore të Kosovës është mbi 60 mijë. Me këto kapacitete dhe me këtë efikasitet Inspektorati i Punës nuk do të mund të garantonte zbatimin e ligjeve për të cilat është përgjegjës. Probleme të tjera që lidhen me shkeljen e të drejtave të punëtorëve janë identifikuar si orari i gjatë i punës, vonesa e pagave, mos kompensimi i pushimeve vjetore, shfrytëzimi i pagës minimale për të paguar punëtorët dhe abuzimi me kontrata për praktikant”, tha ai.
Në vitin 2017 në vendin e punës janë lënduar 50 të punësuar, ndërsa 19 kanë vdekur. E nga janari e deri më 15 tetor, janë aksidentuar 101 punëtorë, 19 prej tyre kanë vdekur. E në përudhën pesë vjeçare në vendet e punës kanë vdekur 94 punëtorë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Filloi fushata](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Denis-Rudi-interviste-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
Filloi fushata "Super Vendore" në Super Viva - në mbështetje të produkteve vendore
![Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/telegrafi-banner-780x439.jpg)
Shijoni 17 vjet krenari me zbritjet ekskluzive të AZTECH!
![Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rsz_foto_03-1-780x439.jpg)
Wolt sjell surpriza me aktivizimin e dhuratave për ditën e Shën Valentinit, tani i disponueshëm globalisht dhe për konsumatorët në Kosovë
![Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Artikull_ProteinZott_Shkurt.jpg)
Trupi i verës, bëhet dimrit – Zott Protein, për muskujt dhe shpirtin tuaj
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_12-2-780x439.jpg)
"Do taksoheni njëjtë sikur ju neve", Trump firmos memorandumin e tarifave reciproke
![Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/a192b60c-3e2e-476b-86b6-e8c8bbfd769d-780x439.jpg)
Pavarësisht premtimit të Trumpit, nuk po ndalet inflacioni në SHBA
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim