LAJMI I FUNDIT:

Për numrin e madh të kosovarëve që shkuan në Shqipëri, Miftaraj e quan të kotë reagimin e Qeverisë

Për numrin e madh të kosovarëve që shkuan në Shqipëri, Miftaraj e quan të kotë reagimin e Qeverisë

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, e ka quajtur të kot reagimin e zëdhënësit të Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për fluksin e kosovarëve drejtë Shqipërisë gjatë fundjavës.

Miftaraj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se reagimi i Qeverisë është shumë kot.

“Ama a flasim drejtë, kafja shijon më shumë në bregdet! E kur kafja pihet në Shqipëri, shpirti të kënaqet, e ndjen, e përjeton!  E nëse flasim edhe më drejtë, arsyetimi i qeverisë kot fare, ama shumë kot bre.  Ma mirë mos fol, e mos na ofendo inteligjencën”, ka shkruar Miftaraj.


Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, po ashtu përmes një postimi në Facebook,  duke folur për fluksin e madh të kosovarëve drejtë Shqipërisë, ka thënë se masat mund të jenë i ndikuar nga masat, por nuk është i shkaktuar e gjitha vetëm nga masat. /Telegrafi/