LAJMI I FUNDIT:

Për një kompani të huaj, Kosova është zonë lufte! (Foto)

Për një kompani të huaj, Kosova është zonë lufte! (Foto)
Workers in parcel delivery company preparing a deliver

Tensionimi i situatës politike mes Kosovës dhe Serbisë, ka dhënë efekte edhe në rrafshin e biznesit dhe tregtisë.

Një tregtar nga Kosova, i cili ka tetë vite që porosit mallra nga Kina, ka mbetur i befasuar nga përgjigja që ka marrë nga fabrika nga e cila ai furnizohet me produkte. Ata i kanë thënë se nuk mund ta dërgojnë dokumentacionin e mallit të porositur.

Biznesmeni kosovar ka treguar për Telegrafin se furnizuesit prej nga merr mall ai i kanë thënë se kompania TNT nuk mund ta kryejë dërgesën e dokumentacionit nga Kina në Kosovë, për arsye se shteti më i ri në Evropë llogaritet si vend ku ka luftë.


“Unë ka tete vite që sjelli mallra nga Kina dhe në asnjë rast nuk janë paraqitur vështirësi të kësaj natyre. Të them të vërtetën jam shumë i befasuar, për të mos thënë edhe pak i shqetësuar sepse nuk kam qenë i vetëdijshëm se kompanitë me renome botërore – të cilat thjeshtë bartin mallra – kanë këtë mendim për vendin tim”, ka thënë ai.

Telegrafi ka kontaktuar më përfaqësuesit e TNT-së në Kosovë të cilët kanë thënë se nuk e kanë një informatë të tillë. Sipas tyre, “deri tani çdo gjë ka shkuar në rregull”. Madje, shtojnë se sot ka arritur një dërgesë – pikërisht nga Kina.

“Dokumenti është dërguar për një kompani kosovare më datën 24 janar dhe sot ka arritur. Do të thotë i bie brenda dy ditëve është në Kosovë. Kaq mund të them”, kanë theksuar nga zyra e TNT-së në Prishtinë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Procesi i numërimit të votave nga diaspora, KQZ jep detaje

Politikë
Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Pasuria e Arben Fetait - dhjetëra prona në RMV dhe Belgjikë, kredi dhe ari

Lajme
Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Shtohen policë të komuniteteve të ndryshme në veri, si ndihen ata që i shërbëjnë këtij institucioni?

Lajme
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar, e çka për syfyr? Shpjegon nutricistja Urata Rexhepi

Shëndetësi
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Kalo në kategori