Të ndihmosh të tjerët është një mënyrë e mirë për të gëzuar shpirtin tuaj, duke parë se çfarë mund t’i ofroni të tjerëve.

E një gjë të tillë e kanë bërë edhe një grup vajzash të cilat me vetë iniciativë vendosen tu dalin në ndihmë fëmijëve të familjeve në nevojë.


Me moton “Për një dimër të ngrohtë” ky grup vajzash fillimisht filluan të mblidhnin vesh-mbathje të ndryshme për fëmijë, lodra, ushqim e shumë gjëra të tjera.

Pas grumbullimit të tyre vajzat filluan t’i përgatisnin ato në formë të dhuratave.

Iniciatorja e kësaj nisme Blerina Kilaj- Kokolli ka thënë për Telegrafin se grumbullimi i dhe përgatitja e këtyre dhuratave u ka marrë kohë diku rreth një muaj.

“Dhuratat dhe të hollat kanë filluar të mblidhen prej muajit të kaluar. Të gjitha i kemi mbështjellur gjatë dy takimeve që i kemi pasur me vajzat”, ka thënë Kilaj- Kokolli.

Ajo ka shtuar se dhuratat u janë shpërndarë më shumë se 30 familjeve gjatë dy ditëve të vikendit në qytetet Prishtinë, Lipjan, Podujevë, Mitrovicë, Vushtrri dhe Gjilan.

Kilaj- Kokolli ka thënë se nuk do të ndalen me kaq, dhe se në të ardhmen do të merren me iniciativa të tilla humanitare.

Ideja e gjithë kësaj iniciative është t’i gëzojnë fëmijët në këto ditë të ftohta dimri e sidomos tashmë kur jemi edhe në prag të festave të fundvitit, por edhe si grup i femrave me tregu që janë të ndjeshme dhe se bashkërisht munden të bëjnë shumë./Telegrafi/

15540794 10154858232189806 694149177470419195 o

15540969 10154858231214806 3412636815905616185 o

15542044 10154858230974806 3492356695634528319 n

15542092 10154858232174806 3384994641034681240 n

15578064 10154858232084806 3298289864781732490 o

15578439 367100153655158 4783503881273034794 n

15578689 10154858231509806 3097304120396743991 n

15585070 10154858232249806 4568189187844467091 o

15589568 10154858232929806 6973443152642184288 n

15589613 10154858231164806 2034647840814100544 n

15590977 10154858233279806 9058125304695557159 o

15591647 10154858233459806 1711107935266636446 o

15622546 10154858231599806 6491774420067301992 n

15625958 10154858232679806 7542990560305674030 o