Nga: Agron Gërguri
Për “Loti”-n si kompozim të Agron Shalës dhe fotografinë e videoartin nga Fahredin Spahija
Qelqi i avulluar nga ngrohtësia e lotit që vizaton shpirtin e lodhur nga mungesa e dashurisë? Apo tinguj që paralajmërojnë dhe ilustrojnë dhembjen?
Ka vite që emocionin ma formësojnë e plotësojnë tingujt e muzikës shpirtërore, pa tekst apo me tekst minimal, si një mesazh që përsëritet… që nga autorët si J. M. Jarre, Vangelis, Kitaro, Ennio Marricone, Hans Zimmer, apo grupi Dead Can Dance me zërin me bërthamë shpirti të Lisa Gerrardit… gjithherë duke dëshiruar e dashur të dëgjoj muzikë të ngjashme që lëron shpirtin, nga autorë shqiptarë, sa për të formësuar e dëshmuar nukleusin autokton dhe mbajtur lartë stekën e talentit që kemi për të prodhuar tinguj që kanë bazë etnosin tonë dhe që janë komunikues me vlerat universale të tingujve që i prodhon natyra e shpirtit. Ishin paralajmërimet e Rexho Mulliqit me “Bareshen” që dhanë shenja se jemi diku në frekuenca… dhe… sot na vjen “Loti” si një përmbledhje artistike e përjetimit estetik të ndjenjës apo pengesës që i bëjmë vetvetes për ta thyer murin brenda nesh, e për t’i dhënë mundësi vetes të jemi të vërtetë.
Ashtu të bërë qull nga djersa e lotit dhe lodhja që ndjejmë nga përpjekja për të dalë tek vetvetja apo tek pjesa e vetvetes që rri tek tjetri, sillemi në labirintin e mundësive duke përcjell vijën e lotit dhe, sikur për një çast, e ndjejmë Edenin e shpirtit që po venitet në horizontin e shikimit kah e ardhmja. Zoti nuk ka faj se ne e gënjyem dashurinë, sikur na thotë “Loti”.
“Loti” i Agron Shalës formon një pellg ndjenjash që mbush liqenin e ujit të vdekjes ku po lahej dikur Gilgameshi në kërkim të ujit për rinim, e në fakt nuk e dinte se pikërisht ishte uji i vërtetë i pavdekësisë që vjen përmes lotit dhe i cili përveçse një sinjal i pasurisë shpirtërore, bëhet thirrje për të dalë nga mungesa e padurueshme e dashurisë midis nesh. Aty ku aktualisht ne po banojmë. Duke e ndjerë udhëtimin e rrëshqitshëm nga pamundësia në dëshirë, muzika lëshon një aromë e cila përshekullon energjinë e ndjenjave tona pozitive, njerëzore, duke na kthyer identitetin e shpërfytyruar, natyrën e dëshiruar po të humbur njerëzore që shpërlahet e njëkohësisht akumulohet përmes lotit, por jo lotit të krokodilit – edhe pse me krokodilë përreth nesh.
Dhe, për të qenë edhe më afër leximit intuitiv të aktualitetit të cilin e ka afinitet artisti, tashmë kompozimi “Loti” po ilustronte edhe dhembjen e asaj që po ndodhë. Tërmeti… Tragjedia në Shqipëri ku deti tundet lotshëm dhe sikur pëlcet nga shpërthimi i tij në përpjekje për të dëshmuar historinë e pathënë dhe duke kërkuar argumentin se ne i duhemi njëri-tjetrit… për drithërima të shpirtit që do të dalë prej vetes për të na thënë diçka nga thellësia të cilën e miklon, e prek, e shqetëson domethënshëm vetëm muzika… e ne nga klithma e zërit e kuptojmë se nuk jemi aty ku duhet, në logun e dashurisë.
Loti i kthyer në partiturë muzikore është edhe si mungesë dhe si thirrje për t’iu kthyer bërthamës të dashurisë pa të cilën vështirë se mund të ecim tutje nëpër dëshira të cilat i thërret jeta.
Faleminderit “Loti” t që na e kuron shpirtin duke na e përkujtuar se megjithatë njerëz jemi.
(Autori është dramaturg dhe regjisor)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fjalë të urta popullore: Sherrin e mbjellin gratë dhe e korrin burrat!?

Rëndësia e origjinës, sipas rastit të Marko Boçarit: Sonte nisem për të luftuar kundër shqiptarëve!
Dëmtohet monumenti i 100-vjetorit, kthehet në ditar dashuriçkash

Studimi i munguar për 400 veprat dhe jetën e Tonin Harapit

Historia e vërtetë e Arratisjes së Madhe

Arkitektura dhe arti i xhamive me kube në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Krenaria e serbëve turpërohet nga kundërshtari, nokautohet brutalisht

Fabrizio Romano zbulon transferimin që e ka shokuar deri më tani: Gjithçka ishte e kryer

Vserlo e pranon se ka xhiruar filma për të rritur

Evakuohet parlamenti kanadez, policia: Qëndroni larg, mos iu afroni zonës

Gjermania konsideron tërheqjen e rezervave të arit nga SHBA: Duhet ta kthejmë, vlen 113 miliardë euro

Paralajmëron kryeministri britanik: Bota ka mbaruar, nuk udhëhiqet më nga rregullat