LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në botë: U rrotullua në ajër – tri herë së prapthi me motoçikletë (Video)

Për herë të parë në botë: U rrotullua në ajër – tri herë së prapthi me motoçikletë (Video)

Motoçiklisti u rrotullua tre herë së prapthi në ajër, duke bërë histori në sport.

Platforma e gjatë 11 metra ishte e vendosur në pozitë prej 82 shkallësh, duke i dhënë Josh Sheehanit mundësi më të mirë të manovrimit, transmeton Telegrafi.

Ai u ngjit në 24 metra në ajër, pasi kapi shpejtësinë prej 96 kilometra në orë, me motoçikletën që peshonte 90 kilogramë.


“Ishte një ngasje e mundimshme, por në fund lehtësuese”, ka thënë Sheehan pasi kreu tre rrotullime në ajër. /Telegrafi/