Vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, 108 mjekë, prej tyre 36 specializantë, kanë lënë punën në institucionet publike shëndetësore për të vazhduar ushtrimin e profesionit jashtë vendit. Për të parandaluar këtë dukuri shqetësuese për shëndetësinë kosovare kërkohet krijimi i kushteve më të mira të punës dhe miratimi i Ligjit të pagave.
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu duke e konsideruar si shqetësim të madh largimin e mjekëve nga ShSKUK thotë se Kosova ka dështuar në përpilimin e një strategjie të mirëfilltë për resurse njerëzore.
Sejdiu thotë se krahas mjekëve tashmë nga Kosova po ikin edhe specializantët për shkak të kushteve jo të mira për shkollim specialistik.
“Tash po e tejkalon numrin që ne e kemi prognozuar për këtë vit ka qenë për këtë vit 200 deri 210 deri në fund të vitit, tash vetëm në 6 mujorin e parë i kemi 108 të cilët vetëm se i kanë bërë gati dokumentet, certifikatën për pastërti etiko-profesionale, që iu duhet kur të largohen… Presim që deri në fund të vitit me siguri mbi 220 mjekë të rinj kryesisht sepse në kuadër të tyre janë diku 7-8 specialistë, janë mbi 36 specializantë dhe të tjerë janë mjekë që po diplomohen dhe kjo është një alarm dhe nuk ka një prognozë të mirë…
Tri arsyet kryesore vazhdojnë të mbesin të njëjta sikur nga viti i kaluar, kryeson kushtet e punës, kualiteti dhe kushtet e shkollimit specialistik dhe e treta është pagesa… E vetmja zgjidhje është investim serioz në shëndetësi, nuk flas vetëm për aparatura, por investim si në resurse njerëzore, si në profilizimin definitiv të spitaleve që fatkeqësisht nuk është duke e marr askush seriozisht… Në Kosovë është duke dështuar komplet përpilimi i një strategjie të mirëfilltë si për resurse njerëzore dhe në përgjithësi për shëndetësi dhe nuk ka politika të mirëfillta shëndetësore”, theksoi Sejdiu.
Ikjen e mjekëve nga Kosova ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi e konsideron si problem rrënjësor për shëndetësinë kosovare.
Por, ndonëse shprehet se po punon në krijimin e kushteve më të mira për profesionistët shëndetësorë, Latifi thekson se asnjëherë nuk do të mund ta ndalojë këtë dukuri të ikjes së trurit në 100%.
“Vendimi i një mjeku apo një infermiereje të qëndroj në Kosovë ose të shkoj jashtë është shumë kompleks, t’i ndërroj të gjitha elementet, t’i ndërtoj të gjitha qendrat e ekselencës dhe të gjitha programet që strategjia dhe qeveria jonë i ka përpara, ne nuk do të mundemi me ndal 100% largimin e mjekëve prej një vendi në tjetrin.
Unë jam shumë i interesuar ta ndaloj atë krejt, por kjo nuk ka për të ngjarë kurrë. Jam i interesuar që mirëqenia e mjekëve tanë, infermierëve, laborantëve tanë, shkencëtarëve tanë me qenë në nivelin më të duhur të mundshëm, por jam shumë i interesuar që këta që i kemi ekspertë jashtë vendit t’i kthejmë këtu… (largimi i mjekëve) ky është problem rrënjësor i shëndetësisë së Kosovës”, theksoi Latifi.
Zgjidhja më mirë për të parandaluar ikjen e mjekëve nga Kosova, sipas drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, është miratimi i Ligjit të pagave.
“Ajo që nevojitet më së shumti është Ligji i pagave ku punëtorëve shëndetësorë do t’ju sigurohet dhe garantohet një pagë e dinjtetshme në raport me shkollimin që kanë kryer dhe punën që bëjnë në kujdesin shëndetësor ndaj pacientëve që do të jetë mënyra më e mirë dhe sinjali më i mirë që punëtorëve shëndetësor t’u bëhet me dije se janë të nevojshëm dhe duhet të qëndrojnë në vendin e tyre për të ofruar shërbime shëndetësore.
Është e drejtë e secilit individë, edhe e mjekëve, edhe infermierëve, për të synuar më të mirën e mundshme për profesionet e tyre dhe familjet e tyre. Por, ajo që neve na nevojitet më së shumti në këtë fazë është miratimi i Ligjit të pagave ku punëtorët shëndetësorë do ta gjenin vendin e tyre të merituar”, u shpreh ai.
Të shqetësuar për largimin e profesionistëve shëndetësorë nga sektori publik shprehen edhe nga Shoqata për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve.
Besim Kodra, nga kjo shoqatë, thekson për KosovaPress se si pasojë e ikjes së mjekëve po rriten listat e pritjes dhe po bie kualiteti i shërbimeve shëndetësore. Ai kërkon nga shteti që të përmirësojë kushtet e punëtorëve shëndetësorë.
“Kjo padyshim që shkakton vështirësi për shkak se do të rrisë listat e pritjes në anën tjetër qytetarët të cilët kanë nevoja shëndetësore nuk mund t’i realizojnë ato si rezultat i mungesës së stafit që duhet t’i realizojë ato nevoja, edhe kjo padyshim që ndikon edhe në shëndetin e përgjithshëm të qytetarëve pse jo edhe në jetëgjatësi.
Për këtë duhet të mendojë shteti dhe të punojë për të rritur kualitetin e shërbimeve shëndetësore dhe kushtet e punës për ata punëtorë shëndetësorë në mënyrë që ata të punojnë këtu për misionin që janë shkolluar dhe kanë nevojë pacientët”, theksoi Kodra. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Misteri i ngjarjes në Astir, zbulohet identiteti i djalit që fshihej pas vajzës që telefonoi policinë
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit përplasen me qytetarët e bllokuar në makina
Spasovski: Problemi me Ligjin për “branitellat” quhet Afrim Gashi
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Kuvendi i Kosovës pezullon punën një ditë para hapjes së fushatës zgjedhore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025