Në ditët kur keni flokë të parregulluar ose në mot të ndryshueshëm, është mirë të keni një kapele të vogël që jo vetëm do t'ju qetësojë flokët, por do t'i japë stilit një dukje të mirë

Në fokus të modës janë kapelat njëngjyrëshe, por edhe ato me motive kafshësh.


Ato ishin një hit në vitet ’90 të shekullit të kaluar, por kanë qenë në modë për disa sezone dhe po kthehen edhe këtë pranverë, transmeton Telegrafi.

Kapela ‘bucket’ është një nga elementet që do ta bartim gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohtë.

1c7ed9efa1c8eaf05649dead486d36d3

Nëse nuk jeni për disa ngjyra më të forta, ka krijime të toneve pastel që u japin siluetave një përshtypje romantike.

237b1e9dd26408449c545f208aa7c324

Me një mushama të thjeshtë, një kapele e vogël me motiv me pika duket e mrekullueshme.

3beabde326a2ddef9f8c3f2e22958

Ky kreacion ka anën e tij të stilit të errët, është i mrekullueshëm si pjesë e një dukjeje të zezë.

4780829af07b95b18c999eb52f4bb4c

Lojërat me stil na sjellin edhe kombinime me tone të ndezura.

57f6ad653ab227d314aac127e43925d9 scaled

Kapelat nga pëlhura janë pjesë e modës së përditshme, ato janë të njohura në tonet e natyrës, si bluja dhe jeshile.

64891f2a377fe8d131fe07adaae1282

Nëse keni nevojë për diçka në kokë me një fustan të valëzuar, një kapele me buzë të vogla do të jetë një detaj i mrekullueshëm.

723f1115640d2cce1fc5ef585435e979

Në ditët më të ngrohta është mirë të keni një kapele të thjeshtë dhe të bardhë. /Telegrafi/