LAJMI I FUNDIT:

Për Demarkacionin, Mustafa konsultohet me drejtuesit e AKP-së dhe të Policisë Kufitare

Për Demarkacionin, Mustafa konsultohet me drejtuesit e AKP-së dhe të Policisë Kufitare

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim drejtorin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, drejtorin Menaxhues të AKP-së, Ekrem Hajdari, si dhe drejtorin e Departamentit të Kufijve në Policinë Kufitare, Kolonel Shaban Guda.

Gjatë dy takimeve, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, Hajredin Kuçi, u bisedua në detaje për pronat e AKP-së të cilat ndodhen në brezin kufitar me Malin e Zi, si dhe për të gjitha aspektet që lidhen me punën e policisë kufitare në këtë zonë, në funksion të nxjerrjes së argumenteve dhe sqarimit të procesit të shënjimit të vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë takimit me drejtuesit e AKP-së, u theksua se asnjë pronë e menaxhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk ka mbetur jashtë vijës kufitare të shënjuar nga Komisioni Shtetëror.


Përfaqësuesit e AKP-së kanë prezantuar edhe dokumentet dhe hartat e plota të pronave që ndodhen brenda vijës kufitare të Kosovës.

Ndërkaq, përfaqësuesit e Policisë Kufitare, kanë deklaruar se që nga marrja e mandatit për patrullimin e kufirit, ata në vazhdimësi kanë patrulluar vijën kufitare e cila përputhet në tërësi me vijën e shënjuar nga Komisioni Shtetëror.

Ata, po ashtu, kanë dhënë argumente hartografike, teknologjike (GPS) dhe detaje tjera që lidhen me punën e tyre, të cilat argumentojnë vijën kufitare, e cila si e tillë është respektuar dhe figuron në hartat e lëna nga KFOR-i.

Kryeministri Isa Mustafa shprehu vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për vazhdimin e konsultave të gjithanshme, me të gjithë subjektet e interesuara dhe organet shtetërore, puna e të cilave në çfarëdo forme lidhet me brezin kufitar me Malin e Zi, me qëllim të argumentimit dhe faktimit të të gjitha çështjeve që lidhen me shënjimin e vijës kufitare me Malit të Zi.

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori