Projekti i Drejtësisë Botërore (WPJ), këtë vit ka renditur Kosovën në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor për sundimin e ligjit.

Sipas WJP-së, Kosova gjithashtu është renditur edhe në vendin e dytë në mbarë botën për përmirësimin më të madh në sundimin e ligjit gjatë vitit të kaluar.


E këtë rezultat për dallim nga Qeveria e Kosovës që e pau si mjaftueshëm të mirë, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) e sheh ndryshe.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Kosova është me keq në renditje prej kohës kur në pushtet ka ardhur Lëvizja Vetëvendosje.

“Renditja e Kosovës sipas World Justice Project (WJP) Rule of Law Index në tre vitet e fundit:

Në vitin 2020, Kosova ishte në vendin e 54
Në vitin 2021, Kosova ishte në vendin e 60
Në vitin 2022, Kosova është në vendin e 57

Me fjalë tjera, Kosova është me keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet. Dhe nuk ka hapësire as për vetëkënaqësi e as për mburrje”, ka shkruar Miftaraj.

Postimi i plotë:Renditja e Kosovës sipas World Justice Project (WJP) Rule of Law Index ne tre vitet e fundit: Në vitin 2020, Kosova ishte nëvendin e 54 Në vitin 2021, Kosova ishte nëvendin e 60 Në vitin 2022, Kosova është në vendin e 57. Me fjale tjera, Kosova është më keq në renditje prej kohës kur ka ardh VV në pushtet. Dhe nuk ka hapësirë as për vetëkënaqësi e as për mburrje. Lista e personave/zyrtareve qe kanë marr pjesë në plotësimin e pyetësorëve nga Kosova: Adrian Islami Law Firm Adrian Islami Alban Krasniqi Arben Fetahu, Ascend Consulting LLC Arta Dauti, University of Mitrovica “Isa Boletini” Bahtir Ismajli Besfort Rrecaj, University of Prishtina Besim Tafa Ehat Miftaraj, Kosovo Law Institute Enver Hasani, University of Prishtina Fatmire Haliti, Kosova Rehabilitation Centre for Torture Victims (KRCT) Fisnik Salihu, RPHS Law Florentina Grubi Vula Gjyljeta Mushkolaj, University of Prishtina Hava Ismajli, University of Prishtina Ibadete Xhafa-Kuçi, Kosovo Bar Association Kole Krasniqi, University of Peja Krenar Loshi Leonora Beka-Mehmeti, Kalo & Associates Luljeta Plakolli-Kasumi, University of Prishtina Mervete Shala, University for Business and Technology Mytaher Haskuka, University of Prishtina Nerxhivane Dauti, University of Prishtina Osman Havolli, Havolli & Partners Sarande Beqiri, Havolli & Partners Teuta Beka Anonymous Contributors. /Telegrafi/