Nga: Federico García Lorca (pjesë nga ligjërata “Flisni për teatrin” e 2 shkurtit 1935)
Përktheu: Aurel Plasari
Teatri është një nga instrumentet më shprehëse dhe më të dobishme për ndërtimin e një vendi dhe njëherësh barometri që shënon ngritjen ose teposhtjen e tij. Një teatër i ndjeshëm e i mirorientuar në të gjitha degët, nga tragjedia te vodëvili, mund të ndryshojë brenda pak vitesh ndjeshmërinë e një populli; ndërsa një teatër i shkatërruar, ku flatrat zëvendësohen nga kthetrat, mund të përdhosë e të vërë një gjumë mbarë një komb.
Një popull që nuk ndihmon dhe nuk nxit teatrin e tij, nëse nuk ka vdekur, është në hjekë e sipër. Ashtu edhe teatri që nuk përkap rrahjet e zemrës së shoqërisë, rrahjet e zemrës së historisë, dramën e njerëzve të tij dhe ngjyrën e natyrshme të peizazhit të tij e të shpirtit të tij, në gaz a në lot, nuk ka të drejtë të quhet teatër, por sallë lojnash ose vend për të bërë atë gjë të tmerrshme që quhet “të shtysh kohën”. Nuk e kam fjalën për askënd dhe nuk dua të lëndoj askënd, nuk flas për raste konkrete, por për problemin e shtruar pa zgjidhje.
Dëgjoj përditë, miq të dashur, tek flitet për “krizën e teatrit” dhe mendoj gjithnjë që sëmundja nuk është para syve tanë, por e fshehur në thelbin e vet më të errët; nuk është sëmundje sipërfaqësore, që lidhet me veprën dhe veprimtarinë, por sëmundje me rrënjë të thella, që do të thotë sëmundje organizimi. Për sa kohë aktorë dhe autorë do të jenë në duar sipërmarrjesh kryekëput komerciale, sipërmarrje të lira dhe pa kontroll letrar e shtetëror të asnjë lloji, aktorë dhe autorë dhe gjithë teatri tok me ta do të bjerren përditë më shumë, pa shpëtim.
Teatri duhet t’i imponohet publikut dhe jo publiku teatrit. Për këtë aktorët duhet t’i veshin vetes, sikur ta paguajnë dhe me gjak, autoritet të madh. Sepse publiku i teatrit është si kalamajtë e shkollave: admiron mësuesin e rreptë dhe hijerëndë që kërkon dhe bën drejtësi, ndërsa mbush me gjilpëra karriget ku ulen mësuesit e druajtur dhe lajkatarë, që as japin mësim dhe as marrin.
Publikut i duhet dhënë mësim, sepse vite të shkuara kam parë të fishkëllejnë një Debussy dhe një Ravel, ndërsa kam qenë mandej i pranishëm gjatë brohoritjeve të potershme të cilat një publik popullor u bënte veprave më parë të refuzuara. Ishin autorët që u patën imponuar nëpërmjet një kriteri të lartë autoriteti ndaj atij publiku të rëndomtë, si Wedekind në Gjermani, Pirandello në Itali dhe sa të tjerë.
Është e domosdoshme të bëhet kjo për të mirën e teatrit dhe për lavdinë dhe hierarkinë e interpretuesve. Duhen mbajtur qëndrime të denja, me sigurinë se kanë për t’u shpërblyer, madje me të tepërt. E kundërta është të dridhesh nga frika mbrapa kuintave dhe ta vrasësh fantazinë, imagjinatën dhe magjepsjen e teatrit, që është gjithnjë – gjithnjë! – art dhe do të jetë gjithnjë art sipëror, ndonëse pati një epokë kur quhej art gjithë sa na pëlqente, për të prishur atmosferën, për të shkatërruar poezinë dhe për ta bërë skenën një dabëllhane.
Art përmbi gjithçka. Art shumë fisnik, ndërsa ju, të dashur aktorë, jeni artistë përmbi gjithçka. Artistë nga koka te këmbët, përderisa nga dashuria dhe pasioni jeni ngjitur në atë botë trillane e të dhimbshme që quhet skenë. Artistë për nga okupimi dhe preokupimi. Që nga teatri më modest deri te më madhështori duhet shkruar fjala “Art”, në salla dhe në kamerina, sepse përndryshe do të na duhet të vëmë fjalën “Tregti” ose ndonjë fjalë tjetër që nuk ma nxë goja.
Unë pres gjithnjë për teatrin ardhjen e dritës prej së larti, prej Parajsës. Kur ata të së lartave të zbresin në ndenjëset e platesë, gjithçka do të zgjidhet. Dekadenca e teatrit mua më duket budallallëk. Ata që janë lart nuk kanë parë Otellon, as Hamletin, asgjë prej gjëje, të gjorët ata! Ah si do të dinë të shohin kur t’i shohin! Kam parashikuar në Alikante se si gjithë një fshat do të mbante radhë për të parë një pjesë nga kulmi i teatrit klasik spanjoll: “Jeta është ëndërr” të Calderonit. E ndjenin dhe ç’të ndjerë! E pra për ta kuptuar atë nevojiten gjithë dritat e teologjisë. Nuk e kishte gabim Molieri që ia lexonte më parë pjesët e veta kuzhinieres”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja
“Bektashinjtë kishin një lidhje të ngushtë me adhurimin e Krishtit”

UNË NUK JAM

Thënie për nënën: Nëna është personi i vetëm në botë që të do para se të të shohë!
Zbulohet vepra e parë në pikturë e da Vincit

Posterët e filmave klasikë – me qasje polake

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi