Shtatori është muaji i vështirësive për çdo amvisëri. Ai konsiderohet si muaji më me shumë harxhime, pasi fillon viti shkollor dhe njëkohësisht nisin përgatitjet për stinën e dimrit, si përgatitja e turshive, ajvarit dhe blerja e drunjve për ngrohje.
Shitja e specave të kuq veç më ka filluar, çmimet sillen prej 20 deri në 25 denarë për një kilogram, shkruan gazeta Koha. Pjesë e qytetarëve thonë se kënaqen derisa përgatisin turshi, ndërsa një pjesë tjetër thonë se për shkak se nuk kanë kohë ose mundësi nuk i përgatisin ato. Për disa familje problem paraqet banimi në ndërtesa, sepse me vendosjen e shporeteve në hapësirë dhe ndezje të zjarrit në hapësirë publike parashihen dënime me Ligjin për mbrojtje të ambientit jetësor.
Çmimi aktual i specave për shitësit është i ulët ndërsa për blerësit është shumë i lartë. Prodhuesit ankohen për numrin e vogël të blerësve dhe se detyrohen specat që kalben ti hedhin e ato janë në sasi të mëdha. “Për momentin interesimi i qytetarëve për të blerë speca të kuq është shumë i ulët, vijnë interesohen dhe nuk blejnë… shumë speca kemi hedhur pasi kalben”, tha një shitës specash përballë Ambasadës së Amerikës ku janë stacionuar një pjesë e madhe e tyre.
“Ne nuk përgatisim ajvar pasi jetojmë në ndërtesë në Xhon Kenedi, vitet e kaluara shkonim tek familjarët që banojnë nëpër shtëpi, mirëpo edhe ajo paraqet telashe dhe kemi vendosur të blejmë të gatshëm”, tha Sadije S. “Ende nuk kemi filluar përgaditjet e dimrit, pasi filloi viti shkollor dhe bëmë shumë harxhime, ndoshta në tetor nëse është më lirë do të bëjmë ajvar”, tha Sefedin A.
Nga 100 kilogram speca fitohen rreth 40 kavanoz ajvari, për këto harxhohen rreth 4 litra vaj. Nëse bëhet një përllogaritje e thjeshtë, për të bërë ajvar në familje duhet të harxhojë mbi 3 mijë denarë. Nëse merren parasysh edhe harxhimet tjera për malixhano, turshi, reçel, një familje duhet të ndajë më shumë se një rrogë mesatare për përgatitjet dimërore.
Sipas të dhënave të cilat dje i publikoi Enti shtetëror për statistikë, paga mesatare neto në qershor ka qenë 24.203 denarë, ndërsa nevojat minimale mujore të një familjeje katër anëtare në të njëjtin muaj, sipas Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), kanë qenë 32.658 denarë. Vlera e shportës sindikale në qershor për 162 denarë është më e lartë se shporta sindikale në korrik, sipas LSM-së, janë nevojitur 32.496 denarë për nevojat themelore mujore.
Përndryshe, me vendim nga qyteti i Shkupit ndalohet rreptësisht përgatitja e ajvarit në zona publike. Inspektorët do të kontrollojnë dhe do të gjobisin me 50 euro çdo shkelje të këtij vendimi. Ndëshkime do të marrin shitësit me shumicë të perimeve në vende publike.
Zyrtarët e qytetit kanë shpjeguar se përdorimi i hapësirave publike për gatime thonë se shkatërrohen hapësirat publike, dhe kjo është e ndaluar që nga viti 2008. Dënimi për këtë është 50 euro apo 3000 denarë. /koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

MPB ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave nga Ndërmarrja Komunale Strumicë, për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

KSHPK: Vendimi për Stojanovskën do të publikohet në ueb faqen tonë

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Aksident mes dy veturave në Kijevë – lëndohen tre persona

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania