Një shprehje thotë: “aktroni derisa ta arrini atë”. Kjo moto mund të aplikohet në shumë aspekte të jetës sonë, qoftë nëse është fjala për rritjen e vetëbesimit, krijimin e një qëndrimi pozitiv ose për mësimin e aftësive të ndryshme

Por, kjo shprehje mund të aplikohet edhe në stilin e jetesës në përgjithësi.


Ekspertët kanë treguar për disa rregulla të stilit të jetesës të cilat i ndjekin pasanikët, e që mund t’i ndiqni edhe ju nëse për qëllim keni suksesin dhe rritjen e të ardhurave, transmeton Telegrafi.

Flisni më pak, dëgjoni më shumë

Ky është rregull i rëndësishëm edhe nëse nuk jeni duke biseduar me një mik. Është shumë e nevojshme në biznes t’ua dëgjoni njerëzve nevojat që i kanë.

Siç kishte thënë edhe Steve Jobs, “Nuk ka kuptim që të punësojmë njerëz të mençur dhe t’u tregojmë çfarë të bëjnë, ne punësojmë njerëz të mençur që të na tregojnë se çfarë të bëjmë”.

1 136Dilni nga zyra

Provoni t’i shpërngulni disa prej detyrave ditore jashtë zyrës, siç janë takimet me klientë apo ekspertë. Kjo është mënyrë e mahnitshme për ta ndryshuar perspektivën, për t’i zgjeruar njohuritë dhe rrjetin e njerëzve që i njihni.

Zgjedhni miqtë me kujdes

Mund të jetë pak e vështirë, por nëse dëshironi të bëheni të suksesshëm, ju duhet t’i rishikoni miqësitë që i keni.

Nëse qëllimi juaj është të pasuroheni, atëherë filloni të shoqëroheni me njerëz që ju ndihmojnë në këtë rrugëtim.

Screenshot 2 19Duhet ta dini kur duhet të ndaleni

Ta shtyni veten përtej limiteve, të punoni tërë natën ose të punoni edhe në shtëpi nuk është diçka që njerëzit e pasur e bëjnë. Ata dinë më mirë se kaq. Është shumë e rëndësishme ta ndani punën nga shtëpia dhe jeta personale. Nëse nuk dëshironi të përfundoni shumë të lodhur dhe joefikas, atëherë lëreni punën në punë e në shtëpi pushoni.

5015610 17622860 941669 0 1535008066 1535008072 1500 1 1535008072 728 64d6a5a1ea 1536150547Mësoni tërë kohën

Bota në të cilën jetojmë ndryshon tërë kohën. Produkte të reja, inovacione dhe teknologji e re na shfaqet thuajse çdo ditë. Dhe nëse dëshironi të qëndroni në rrjedha dhe të bëheni të suksesshëm, atëherë duhet ta edukoni veten vazhdimisht me çdo gjë që po ndodh. Librat, ligjëratat, videot, etj. ju ndihmojnë të qëndroni në rrjedha.

5015660 17620610 941671 0 1535007655 1535007668 1500 1 1535007668 728 5b44c15db5 1536150547Çmojeni kohën më shumë

A keni menduar ndonjëherë se sa shumë kohë humbni duke shfletuar në rrjete sociale ose duke shikuar video të kafshëve të lezetshme? Provoni ta kufizoni kohën që e shpenzoni para ekranit dhe shfrytëzojeni atë për diçka që i falënderoheni në të ardhmen, qoftë nëse është fjala për zhvillim personal, për shëndet, për vullnetarizëm, etj.

5015760 17630160 941702 0 1535009218 1535009234 1500 1 1535009234 728 b1e144d8f8 1536150547Lexoni çdo ditë

Sipas hulumtimeve të Tom Corleyt, pasanikët më para lexojnë sesa që shikojnë televizion. Në fakt, 88% e pasanikëve lexojnë të paktën 30 minuta në ditë. /Telegrafi/

5015810 17636160 941703 0 1535009439 1535009452 1500 1 1535009452 728 4c3b1ed52e 1536150547