Familjes Qerkini nga fshati Zaskok i Ferizajt, hajnat i vodhën të gjithë dukatin në kohënk ur gjithë familja ishin brenda shtëpisë.
Sipas kryefamiljarit, Afrim Qerkini, vlera e arit ishte katër mijë euro.
E përveç kësaj familje, në Ferizaj janë dëmtuar edhe shumë qytetarë të tjerë. Këtë e thonë në policinë e kësaj komune. Bile sipas zëdhënësit të policisë, Agim Gashi këtë vit ka rritje të vjedhjeve në këtë komunë.
Sipas Gashit, një numër i hajnave tashmë janë kapur, veçse ka edhe shumë të tjerë, që mbase vazhdojnë të kryejnë ‘zanatin’ e tyre të vjedhjes.
E më shqetësuese në këtë mes po del të jetë mosha e hajnave, të cilët janë shumë të rinj.
Veç Ferizajt, vjedhjet janë shtuar edhe në Vushtrri. Viktima, para jo më shumë se dy javësh, ishte Sheribane Muzaqi.
Ndërkohë zyrtarët policorë, thonë se vjedhjet më të shpeshta po bëhen në shtëpitë e braktisura.
E përveç këtyre rasteve KlanKosova ka raportuar edhe shumë raste tjera në vend gjatë këtij viti.
Para disa javësh në Junik, përmes parmakut të dritares, hajnat i vodhën 1000 euro në shtëpinë e heroit Edmond Hoxha, njofton Klan Kosova.
Policia, pas hetimeve, arrestoi dy të dyshuar, të cilët po hetoheshin edhe për vjedhje të tjera.
Edhe këtu e pranuan se ka rritje të vjedhjeve.
Cak i vjedhësve po del të mos jenë vetëm shtëpitë.
Persona të panjohur në natën mes 6 dhe 7 dhjetorit, vodhën mbi 2000 fidan të mjedrës që i kishte mbjell, Gazmend Gashi nga fshati Bajqinë e Podujevës.
E krejt këto aktivitetet të jashtëligjshme,sipas ekspertëve po e kërcënojnë sigurinë publike.
Ramadani thotë se në luftimin e kësaj të keqeje, përvec policisë duhet të përfshihen edhe shumë faktor të tjerë.
Ndërkohë sipas të dhënave të policisë nga 1 janari deri më 30 shtator të këtij viti janë raportuar 4578 vjedhje në tërë Kosovën.
Gjatë kësaj periudhe kohore në Prishtinë kanë ndodhur 1687 vjedhje, në Prizren 515 vjedhje në Pejë 595, Gjilan 456, Gjakovë 270.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë