Në Gur të Bardhë, në një fshat të vogël që shtrihet në Luginën e Matit, gjendet Kalaja e Petralbës, që ka qenë edhe rezidenca e Skënderbeut. Për Vitin e Skënderbeut, një grup arkeologësh kishin një projekt në dorë të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Ndërsa manifestimet me librat, kumtesat e ekspozitat në Tiranë për të risjellë në kujtesë historinë e Skënderbeut vijonin plot zell, ëndrra e arkeologut të njohur Skënder Muçaj dhe kolegëve të tij ishte të zbulonin edhe objektet arkeologjike të cilat do të ndihmonin të plotësonin disa pika të ndërprera në historinë skënderbejane dhe epokës ku Skënderbeu jetoi e zhvilloi veprimtarinë e tij jo vetëm politike, por edhe jetën sociale e kulturore, që lidhej me vendbanimet e tij, me udhëtimet, miqësitë, diplomacinë dhe lidhjet fisnore me familjet e tjera arbërore. Ka qindra pika të pandriçuara, sipas arkeologut Skënder Muçaj, dhe projekti i kërkimit do të niste nga gjërat më thjeshta: te rezidenca e Petralbës – Guri i Bardhë, në Klos të Matit
Ku e filluat kërkimin?
Kërkimet tona të para japin pak elementë për ta bërë të plotë këtë periudhë të shekullit XV-XVI. Kemi nisur tek kalaja në Gurin e Bardhë ose Petralba. Nëse bashkia e Klosit do të bëjë një rrugë për ta çuar në kështjellë, do të mund të vizitohet nga turistët. Por, për fat të keq procesi i gërmimit u ndërpre, sepse Instituti Arkeologjik nuk e dha lejen për gërmimet. Gërmimet aty janë me shumë interes. Nëse familja Kastrioti kalonte jetën gjatë verës atje, vetëm sikur të gjenin pajisjet e kuzhinës e objektet e tjera të jetesës, do të na tregonin nivelin e kësaj shoqërie në shekullin e XV-të. Kalaja e Petralbës është një kala e vogël, ruhet mirë. E rëndësishme është të zbulosh se çfarë objektesh janë përdorur në periudhën e Skënderbeut… Ne menduan se në Gur të Bardhë duhej të bëhej patjetër gërmimi, sepse atje rri nën tokë një material i plotë arkeologjik.
Ka gjurmë të vetë Skënderbeut?
Në Petarlaba ruhet shumë mirë edhe rezidenca feudale, ruhen gjurmët e mureve dhe selia rezidencës feudale. Ajo shfaqet si rezidencë e plotë, e qartë edhe për nga teknikat. Një pjesë e murit rrethues është bërë si muri i rezidencës, por një pjesë është vetëm një mur rrethues dhe nëse studiohej njëra, na jepet elementi për të parë në një vështrim më të gjerë shekujt e XIV-XV-të, siç dihet përzierja me anzhuinët e fisnikëve shqiptarë. Por, më me interes është periudha e Skënderbeut, sepse ka disa ndërprerje në njohuritë studimore dhe në plotësimin e tyre dilet përmes gjurmëve e gërmimeve për të parë se si është zgjeruar familja e Kastriotëve që shkoi nga Shkupi deri në Adriatik…
Ju mendoni se po të gërmohet sadopak, do të gjenden me siguri objekte atje?
Patjetër që ka objekte. Po të ishin kryer gërmime, gjetjet do të na jepnin elementë të tjerë për të studiuar në pikëpamje më të gjerë ndërtimet e bëra në shekullin e XII-të, XIII-të, deri në shekullin e XV-të. Kështjellat e këtij territori pasqyrojnë në një masë të kënaqshme dhe vetë evolucionin e fisnikërisë së Arbërit, rritjen e shkallës së autonomisë, tkurrjen apo zgjerimin e territoreve duke kaluar në radhë nga princat e Principatës së Arbrit dhe deri tek Skënderbeu. Çdo periudhë e zhvillimit të fisnikërisë arbërore gjen më së miri pasqyrim në kështjellat që ne kemi marrë në shqyrtim në malësinë e Tiranës, Krujës, Matit dhe Dibrës së Poshtme. Por, me interes parësor është familja e Skënderbeut, sepse na del në një periudhë të mëhershme se Skënderbeu ka paraardhës Pal Kastriotin, por pas tij ka një ndërprerje të informacionit. Duke gërmuar ne mendojmë të shkojmë më thellë dhe të mbushim këtë hapësirë të ndërprerë. Me zbulimet mund të hidhet dritë sesi familja Kastrioti në territoret e Matit e Mirditës ishte zgjeruar që më herët.
***
Në Gur të Bardhë ndodhet kalaja e Petrlabës. Ajo gjendet poshtë në pjesën e poshtme të fshatit, përmbi fshatin Fshat. Është e ngritur në një kreshtë malore 778 m dhe nuk ndodhet larg nga Kalaja e Xibrit.
Sipas supozimeve të ndryshme dhe gojëdhënave, mendohet se kjo kala është ndërtuar pas shembjes (rrënimit) së asaj të Xibrit. Të dyja këto kala ndodheshin në rrëzë rrugës kryesore Dibër – Qafë Murrize -Durrës. Marin Barleti për këtë kala ka shkruar: “Ky është një qytet i vogël në Mat, i ndërtuar në majë të një mali dhe që s’i trembet asnjë fuqie armike, përveç urisë”.
Kjo kala, së bashku me Kalanë e Skënderbeut (e quajtur ndryshe Kalaja e Stelushit) në Varosh, kanë qenë dy qytetet kryesore të Gjon Kastriotit, të të atit të Skënderbeut. Kalaja e Gurit Bardhë (Petralba), paraqiste një interes tepër të madh në kohën e principatës së Kastriotëve dhe për nga interesi vinte e dyta pas asaj të Stelushit. Në këtë qytezë mbante familjen Gjon Kastrioti dhe këtu besohet se ka lindur edhe heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Sërish sipas Barletit: “Në këtë kala, kalonte verën dhe vjeshtën e shoqja e Skënderbeut”. Flitet se në fundin e shekullit të XV dhe në fillimin e shekullit të XVI, Guri Bardhë për numrin e shtëpive të banimit, renditej pas Shkodrës, e cila kishte 282 shtëpi. Prizreni kishte 557, Gjirokastra 302 dhe Kruja 128 shtëpi, ndërsa qytete më të zhvilluara, si Elbasani dhe Berati, nuk i kalonin 100 shtëpi.
Guri i Bardhë më së shumti u bë i njohur nga fundi i shekullit të XVI me shkrimtarin e madh të asaj kohe, Pjetër Budi, i cili lindi në vitin 1566 në këtë fshat. Mësimet e para i mori në fshatin ku lindi dhe mendohet se në Gur të Bardhë, qëndroi deri në moshën 21-vjeçare. Më pas bëhet prift dhe në vitin 1587 emërohet famullitar në Kosovë. /Shqiptarja/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e hartoi alfabetin e gjuhës shqipe?
Historia e shqiponjës dykrenëshe, flamurit kuqezi dhe himnit shqiptar
ASHIK QERIBI
Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!
Konfiteori i artistit
Fjalë të urta angleze: Miku në pushtet është mik i humbur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme