Sipas një raporti të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për popullsinë mbërrihet në përfundimin se që nga viti 1990 deri në 2020 nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona.
Në mënyrë periodike Eurostat, agjencia evropiane e statistikave, sjell të dhëna të cilat në mënyrë të pavarur tregojnë numrin e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet evropiane përfshirë ata që kanë aplikuar për leje qëndrimi në BE ose kanë e kanë marr tashmë.
Në këtë tabelë Eurostat ka publikuar lejet e qëndrimit të lëshuara në vendet e BE-së duke nisur nga viti 2008 deri në vitin 2021 për qytetarët shqiptarë, duke dhënë një panoramë 13 vjeçare dhe një indikator të fortë për largimet.
Nga një mbledhje aritmetike e këtyre të dhënave të Eurostat shuma e përgjithshme e lejeve të qëndrimit të lëshuara nga vendet e unionit për shqiptarët është 778 mijë e 149.
Në statistika është e pamundur të sillet numri i atyre të cilëve ndodhen ilegalisht.
Një tjetër e dhënë e Eurostat tregon se gjatë vitit 2020, 40 mijë e 558 shqiptarë kërkuan azil në një prej vendeve të BE-së duke u renditur të tretët për azil kërkimin në Evropë pas Marokut dhe Sirisë.
Dy vite më pas, për 7-mujorin e parë të 2022-ës, sipas Eurostat, numri shqiptarëve që kërkuan azil në një vend të BE-arriti në 6 mijë e 550. Po sipas këtij raporti, Shqipëria ka numrin më të lartë të azil kërkuesve.
Ukraina, një vend në luftë me popullsi rreth 40 milionë banorë kishte 1295 aplikime për azil në muajin maj, ndërsa Shqipëria 960 persona.
Javën e shkuar parlamentit anglez iu raportua se deri në mesin e tetorit 2022 me gomone në brigjet angleze kishin mbërritur 12 mijë shqiptarë.
Një tjetër indikator i largimit të shqiptarëve janë edhe të dhënat e INSTAT.
Nga matjet vjetore të INSTAT, popullsia e Shqipërisë më 1 janar 2022 ishte 2,793,592 persona, me tkurrje 14 për qind nga viti 1990./TCh
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Taksisti sulmohet nga pasagjeri në veri të Mitrovicës

Sipas INSTAT, blegtoria pëson rënie në Shqipëri – kush është fajtori?

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë