LAJMI I FUNDIT:

Për 24 orë komuna e Fushë Kosovës ofroi 1269 shërbime, Berisha thotë se nuk kapacitet tu shërbejnë edhe qytetarëve të komunave tjera

Për 24 orë komuna e Fushë Kosovës ofroi 1269 shërbime, Berisha thotë se nuk kapacitet tu shërbejnë edhe qytetarëve të komunave tjera

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha ka njoftuar se në këtë komunë vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë ofruar 1269 shërbime komunale, ndër to edhe për qytetarët të cilët vijnë nga komuna të tjera.

Berisha ka thënë se janë të shqetësuar pasi në kohë pandemie është e papërballueshme që kjo komunë të ofrojë shërbime komunale edhe për qytetarët e tjerë jashtë komunës së tyre.

“Ju drejtohem që t’ju informoj në lidhje me shqetësimin tonë institucional sa i përket ofrimit të shërbimeve komunale, të cilat në këtë kohë të pandemisë COVID-19 janë të papërballueshme për kapacitetet ekzistuese të stafit me të cilin momentalisht jemi duke punuar. Vetëm brenda ditës së djeshme, të datës 04.08.2020, në Komunën e Fushë-Kosovës janë ofruar 947 shërbime komunale, përfshirë të gjitha drejtoritë dhe sektorët. Kur i shtojmë kësaj edhe 322 shërbime shëndetësore, numri i shërbimeve në total është 1269, e rrjedhimisht janë 1269 kontakte me njerëz”, shkruan Berisha.


I pari i Fushë Kosovës ka lutur të gjithë qytetarët e komunave tjera, që të kryejnë shërbimet komunale e shëndetësore nëpër komunat e tyre, pasi ofrimi i shërbimeve edhe për ta po krijon vështirësi.

“Ky numër kaq i madh i shërbimeve nuk është duke u ofruar vetëm për qytetarët e Komunës së Fushë-Kosovës por edhe për qytetarët e komunave tjera, të cilët këto shërbime nuk po arrijnë t’i kryejnë në komunat e tyre amë. E gjithë kjo po na shkakton shumë vështirësi në respektimin e rekomandimeve të nivelit qendror kundër pandemisë COVID-19. Qytetarë të nderuar të Republikës së Kosovës ju lutemi që të gjitha kërkesat për shërbime t’i kryeni në komunat tuaja”, shkruan Berisha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Kalo në kategori