Këto janë të dhënat që ka dhënë policia rajonale e Prizrenit, ndërsa numri më i madh i pjesëmarrësve në aksidente janë nga radhët e kurbetçinjve.

“Sa për ilustrim, në këtë raport thuhet të jenë të përfshira 14 automjete me targa të huaja, dominojnë ato nga Zvicra. Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren e mirëpret ardhjen e bashkë atdhetarëve tanë në pushime por dëshiron që ata të sjellin kulturën në respektimin e rregullave të trafikut nga shtetet prej nga vijnë”, thuhet në raport.