Rënia e lindjeve, rritja e numrit të vdekjeve dhe trendi në rritje i migrimit të popullsisë mund të jenë shkaktarë të ndryshimeve demografike në Kosovë.
Sipas të dhënave dërguar Telegrafit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, bilanci i migrimit ndërkombëtar për vitin 2021 ishte -38,606 banorë, ndërsa popullsia rezidente e Kosovës për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021 u zvogëlua për -24,215 banorë.
“Bilanci i migrimit ndërkombëtar (migrimi neto) për vitin 2021 ishte (-38 606 banorë). Ndërkaq, popullsia rezidente e Kosovës, për periudhën 01 janar – 31 dhjetor 2021, u zvogëlua për (-24 215 banorë)”.
Tutje siç bëjnë të ditur nga kjo agjenci, në vitin 2011 numri i lindjeve ishte 27,626 ndërsa në vitin 2021 janë 22,830 lindje. Sipas këtyre statistikave krahasuar me vitin 2011 janë 4.769 më pak lindje se në vitin 2021.
Sa i përket numrit të rasteve të vdekjeve në vitin 2011 janë gjithsej 7.111 persona, ndërsa në vitin 2021 kanë ndodhur 13.019 vdekje. Krahasuar me vitin 2011, në vitin 2021 ka rritje të numrit vdekjeve në vend.
Sipas ASK-së, jetëgjatësia mesatare në Kosovë për vitin 2011 është vlerësuar të jetë 76,7 vite, për meshkuj 74,1 vite, kurse për femra 79,4 vite.
Ndërsa, gjatë vitit 2021, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore për 14,391 persona.
“Është vlerësuar se gjatë këtij viti kanë: ndërruar vendbanimin (komunën) e tyre, 7.353 persona; imigruar (përfshi të kthyerit) në Kosovë, 4.122 persona; dhe kanë emigruar 42.728 persona”, kanë thënë nga ASK për Telegrafin.
Gjithashtu popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë.
Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e 99-të, të mbajtur më 30 shtator 2022, mori Vendim (Nr. 28/99) për caktimin e datës së Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (REKOS) në Kosovë
Sipas këtij Vendimi, REKOS do të realizohet në periudhën kohore, nga data 1 shtator deri më 16 tetor 2023.
Sipas këtij Vendimi, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) obligohet që t’i fillojë përgatitjet për realizimin e REKOS 2023 në periudhën e caktuar kohore.
Ndërkohë, që obligohet çdo banor i Republikës së Kosovës, që gjatë Regjistrimit, zyrtarit për regjistrim t’ia ofrojë të gjitha të dhënat e sakta për vete dhe për të afërmit e tij/e saj.
Tutje, në mbledhjen e 99-të, Qeveria e Republikës së Kosovës me Vendim Nr. 09/99 propozoi gjashtëmbëdhjetë (16) emrat e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Qendror të Regjistrimit (KQR), lista e të cilëve do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës për aprovim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Gjithsej 827 sanksione për kundërvajtje komunikacioni gjatë ditës së djeshme

Limani: Komuna e Gostivarit ka filluar me realizimin e projekteve kapitale infrastrukturore

Përfundon rinumërimi i 1631 fletëvotimeve të pavlefshme nga votimi me postë

Gërvalla i dënoi tre redaktorët e RTK-së për një kronikë të lajmeve për Kurtin, reagon AGK-ja

Kica-Xhelili i reagon Çekut: Qëndrimet e LDK-së janë "sport i rëndë" për ju – bëjeni Qeverinë nëse jeni fitues të zgjedhjeve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Çeku i reagon Abdixhikut: Si mund të bëhesh kryeministër në një palë zgjedhje që i ke humbur, e ku fituesi është afër trefish larg teje?

Vizita e shefit të NATO-s në Kosovë, analistët: Rikonfirmim i mbështetjes dhe garancisë për stabilitetin në Ballkan

Elbert Krasniqi konfirmon se do të jetë në koalicion qeverisës me Albin Kurtin në krye

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët