Gjatë 10 muajve të parë të vitit që lamë pas bashkatdhetarët tanë që jetojnë nëpër shtete të ndryshme të botës në formë të dërgesave në Kosovë kanë dërguar hiç më pak se 623.8 milionë euro, derisa gjatë gjithë vitit 2016 dërgesat nga diaspora ishin 691 milionë euro.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë muajit tetor të vitit që lamë pas nga diaspora në Kosovë në formë të dërgesave kanë ardhur 69.7 milionë euro, gjatë muajit shtator 63.1 milionë euro, gjatë muajit gusht 71 milionë euro, gjatë muajit korrik 60 milionë euro, gjatë muajit qershor 71.1 milionë euro, gjatë muajit maj 67.6 milionë euro, gjatë muajit prill 57.9 milionë euro, gjatë muajit mars 64.7 milionë euro, gjatë muajit shkurt 50.7 milionë euro dhe gjatë muajit janar 48 milionë euro.
Sipas të dhënave që janë publikuar nga Banka Qendrore e Kosovës shihet se pjesa dërrmuese e dërgesave në vendin tonë kanë ardhur përmes agjencive të transferimeve të parave, një pjesë përmes bankave, si dhe një shumë tjetër e konsiderueshme nëpërmjet rrugëve tjera.
Gjithnjë duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se më së shumti dërgesa edhe gjatë vitit 2017 kanë ardhur nga Gjermania ku gjatë nëntë majave të parë të vitit që lamë pas nga ky shtet në vendin tonë përmes dërgesave kanë ardhur më shumë se 110 milionë euro, shkruan Zëri.
Po ashtu, pas Gjermanisë, sipas të dhënave zyrtare, shihet se Zvicra renditet në vendin e dytë me gjithsej 65 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 20 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Italia me 12.9 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Austria me 12 milionë euro, Belgjika me 8 milionë euro, Suedia e Franca me mbi 10 milionë euro dërgesa për nëntë muaj, Norvegjia me 4 milionë euro, Kanadaja me 4.5 milionë euro, Anglia me 8 milionë euro, Danimarka me 1.1 milion euro, Finlanda me 2.2 milionë euro, Holanda me 1.6 milion euro, Sllovenia me 1.2 milion euro, si dhe nga shtete tjera 12.2 milionë euro dërgesa për nëntë muajt e parë të vitit që lamë pas. /Zëri/ /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

A keni fatura të larta të energjisë elektrike? UniSolar ofron zgjidhje ekonomike dhe ekologjike për ju!

Trump dyfishon tarifat shtesë për të gjitha importet kineze në 20%

Djathi Akadia: 4 arsye pse është djathi nr. 1 i rekomanduar për muajin e Ramazanit

Ramazani me kursime: Zbuloni zbritjet në Emona Center

Nga muaji prill Ministria e Bujqësisë me hapësira të reja pune, Peci publikon fotografitë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës