LAJMI I FUNDIT:

Për 10 muaj, 100 milionë euro të hyra nga akciza në duhan

Për 10 muaj, 100 milionë euro të hyra nga akciza në duhan

Gjatë tre vjetëve të fundit në emër të akcizës në duhan shteti ka inkasuar mbi 300 milionë euro, e derisa vlera e duhanit të importuar gjatë këtyre tre vjetëve të fundit ka qenë rreth 150 milionë euro.

Vetëm gjatë 10 muajve të parë të këtij buxheti Kosova në emër të akcizës në cigare ka arritur t’i inkasojë hiç më pak se 98 milionë euro.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare të Doganës së Kosovës, shihet se gjatë vitit 2016 nga akciza në cigare shteti ka krijuar të hyra prej 124 milionë eurosh, derisa në vitin 2015 në emër të akcizës në cigare janë inkasuar hiç më pak se 102 milionë euro.


Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, tregon se nga fillimi i këtij viti e deri më tash në Kosovë kanë hyrë mbi 2200 tonë duhan, shkruan Gazeta Zëri.

Ai bën të ditur se në vitin 2016 në Kosovë kanë hyrë mbi 3000 tonë duhan, derisa në vitin 2015 kanë hyrë mbi 2800 tonë duhan.

Sipas tij, në vitin 2015 vlera e duhanit të importuar ka kapur vlerën prej 54 milionë eurosh, gjatë vitit 2016 vlera e duhanit të importuar ka pasur vlerë prej 58 milionë eurosh, derisa sivjet vlera e duhanit të importuar ka kapur vlerën prej 49 milionë eurosh. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori