Një video komike tregon sesi mbrojtësi Pepe përpiqet të ndihmojë portierin Rui Patricio kur ai u përball me sulmuesin Karim Benzema gjatë një penalltie gjatë përplasjes së Euro 2020 midis Portugalisë dhe Francës.
Portugalia dhe Franca luajtën një triler me katër gola, duke barazuar 2-2 në Budapest ndërsa të dy ekipet kaluan në raundin e 1/8-tës në Euro 2020.
Cristiano Ronaldo shndërroi në gola dy penallti për skuadrën e tij ndërsa Karim Benzema gjithashtu shënoi dy gola, ku njëri erdhi nga pika e bardhë.
Ylli francez goditi me sukses dhe çoi topin në rrjetë pavarësisht se ish-bashkëlojtari i tij te Real Madridit, Pepe, i tregoi portierit Patricios se nga cila anë të gjuhej.
Pak çaste para se Benzema të shutonte, Pepe i tha Patricio të gjuhej në anën e majtë të fushës apo nga ana e djathtë e portierit – duke tundur dorën me tërbim.
Enjoyed Pepe telling Patricio off for not diving the way he told him to for Benzema's penalty 😤 pic.twitter.com/WZSFwaHHhY
— Oliver Young-Myles (@OMyles90) June 23, 2021
Sidoqoftë, portieri i Wolvehamptonit injoroi udhëzimet e mbrojtësit veteran dhe u gjuajt në anën tjetër, duke huq totalisht goditjen e Benzemas.
Natyrisht, 38-vjeçari u ndje i mashtruar nga Patricio dhe reagoi me irritim dhe zemërim drejt tij, ndërsa Benzema po rrotullohej për të festuar me shokët e ekipit. /Telegrafi/
Only if Rui Patricio had listened to Pepe.. Portugal would've been group winners..! #Portugal #pepe pic.twitter.com/LwIdHCss9n
— Utsav (@RudeMadridista) June 24, 2021
Luani dhe fitoni shpërblime këtu >
Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >
—