LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola konfirmon dy mungesa të mëdha për duelin ndaj Newcastle

Pep Guardiola konfirmon dy mungesa të mëdha për duelin ndaj Newcastle

Manchester City do të vazhdojë të jetë pa shërbimet e Erling Haaland, edhe për duelin e së shtunës ndaj Newcastle United në kuadër të Ligës Premier.

23-vjeçari nuk ka qenë në dispozicion të Guardiolas që nga muaji dhjetor për shkak të një lëndimi në këmbë, duke humbur kështu shtatë ndeshjet e fundit të ekipit në të gjitha garat.

Një tjetër mungesë për këtë ndeshje, tashmë e konfirmuar nga ana e teknikut spanjoll është edhe qendërmbrojtësi anglez John Stones.


Kevin De Bruyne po shkon drejt rikuperimit të plotë teksa disa ditë më parë ai luajti ndaj Huddersfieldit minutat e para, që prej lëndimit që e la atë jashtë fushave për plotë katër muaj.

“Grealish ka qenë i sëmurë. Shpresoj që sot do të rikthehet. Erling nuk do të luajë, po ashtu as Stones. Mendoj se kjo është e tëra”, ka thënë Guardiola.

Haaland raportohet se ka blerë shtëpi në Spanjë, duket se në verë do t'i bashkohet gjigantit të La Ligës
Lexo po ashtu Haaland raportohet se ka blerë shtëpi në Spanjë, duket se në verë do t'i bashkohet gjigantit të La Ligës

Haaland udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit në Arabinë Saudite, ku triumfuan në Kupën e Botës për Klube, por norvegjezi u detyrua që t’i përcjellë ndeshjet nga banka dhe nuk luajti asnjë minutë.

Stones në anën tjetër pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në duelin ndaj Evertonit dhe u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë, në atë që ishte vetëm ndeshja e pestë që e nis nga minuta e parë.

City në rast fitoreje, mund të zbusë diferencën në vetëm dy pikë ndaj liderit të tabelës Liverpool, që aktualisht ka 45 pikë./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Man City bën gati 170 milionë euro për transferimin e dy lojtarëve nga i njëjti klub

Premier League
Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Pasi dështuan me De Jong, Man Utd hidhet në sulm për një tjetër yll të Barcelonës

Ndërkombëtare
Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Arteta merr vendim brutal, spanjolli i gatshëm të ‘përjashtojë’ shtatë yje të Arsenalit

Premier League
Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Transferimi i ri i Interit arrin në Itali për testet mjekësore

Serie A
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Kalo në kategori