Pas nënshkrimit prej 27 milionë eurosh të James Trafford nga Burnley, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, është bërë trajneri i parë në historinë e futbollit që tejkalon shifrën prej 2 miliardë eurosh në shpenzimet totale të transferimeve, sipas Transfermarkt.

Shifra rekord prej 2.02 miliardë eurosh e Guardiolës e vendos atë shumë përpara kolegëve të tij menaxherialë.


Pesë trajnerët që kanë shpenzuar më shumë në historinë e futbollit:

Pep Guardiola - 2.02 miliardë euro;

Diego Simeone - 1.31 miliardë euro;

Massimiliano Allegri - 1,2 miliard euro;

Thomas Tuchel - 1.19 miliard euro;

Antonio Conte - 1.16 miliard euro.

Shpenzimet e Guardiolës janë shpërndarë gjatë periudhës së tij si trajner te Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester City. /Telegrafi/

telegrafi sport app