LAJMI I FUNDIT:

Pep Guardiola i bashkohet ankesës së çuditshme të Artetas: Topi nuk është i mirë

Pep Guardiola i bashkohet ankesës së çuditshme të Artetas: Topi nuk është i mirë

Pep Guardiola i ka dhënë jehonë ankesës së çuditshme të Mikel Artetas, pasi edhe ai ka lënë fajtor topin me të cilin po luhen ndeshjet e kupës në Angli. 

Kampioni në fuqi i Ligës Premier pati nevojë për dy gola të mesfushorit Nico O’Reilly për të fituar me përmbysje ndaj Plymouth në kuadër të rrethit të pestë të FA Cup. 

City kishte dështuar që të gjente rrjetën nga 10 tentime sa i patën gjithsej në portë, me emra si Erling Haaland, Phil Foden dhe Rico Leëis që nuk po e arrinin dot cakun. 


Guardiola pas ndeshjes sugjeroi se topi Mitre i cili po përdoret në këtë garë është fajtor për finalizimin e dobët të aksioneve nga ekipi i tij. 

“Normalisht topi shkon brenda nga këto gjuajtje. Është e vështirë ta kontrollosh atë. Shumë vite, shumë trajnerë dhe lojtarë e kanë thënë këtë”. 

“Kur e humbisni atë, duket sikur po ankoheni, por topi nuk është në rregull. Më vjen keq. Në shumë vite ka ndodhur në FA Cup dhe në Carabao Cup. E di se është një biznes dhe ata arrijnë marrëveshje”. 

“E kam thënë për shumë vite. Do të doja të luaja në Ligën e Kampionëve kur të luajmë të mërkurën, ne luajmë të shtunën, luajmë të dielën. Ka gjëra që nuk janë në kontrollin tonë”. 

Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm
Lexo po ashtu Pep Guardiola ‘konfirmon’ ku do të luajë De Bruyne sezonin e ardhshëm

“E kam thënë sipas mendimit tim dhe njerëzit thonë mirë ose keq. Ne kemi fituar kështu që njerëzit do të jenë të mirë ndaj nesh, por edhe nëse do kisha humbur do mendoja njësoj”. 

“Topi në Ligën e Kampionëve është i jashtëzakonshëm, topi në Ligën Premier është i jashtëzakonshëm, por ky nuk është i mirë”, ka thënë Guardiola./Telegrafi/