Site icon Telegrafi

Pentagoni thotë se Sekretari i Mbrojtjes vuante nga një infeksion urinar, pas operacionit për trajtimin e kancerit të prostatës

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, vuante nga një infeksion urinar pas një operacioni për trajtimin e kancerit të prostatës, thanë mjekët.

Siç raporton BBC, ata theksuan se kanceri është zbuluar herët dhe se “prognoza është e shkëlqyer”, transmeton Telegrafi.

Mjekët thanë në një deklaratë se kanceri u zbulua në fillim të dhjetorit. Më 22 dhjetor, Austin iu nënshtrua një “procedure kirurgjikale minimale invazive” të quajtur prostatektomi.

“Ai ishte nën anestezi të përgjithshme gjatë kësaj procedure. Sekretari Austin u rikuperua nga operacioni pa asnjë problem dhe u kthye në shtëpi të nesërmen në mëngjes”, thanë ndër tjera mjekët.

Ai u kthye në spital më 1 janar 2024, pasi përjetoi “komplikime” dhe mjekët zbuluan një infeksion urinar. Më pas ai u transferua në Repartin e Kujdesit Intensiv për trajtim të mëtejshëm.

Më parë ishte e paqartë nëse Austin ishte nën anestezi gjatë procedurës, të cilën Pentagoni nuk e zbuloi më parë ose nuk e paralajmëroi Shtëpinë e Bardhë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version