Përmes një njoftimi Komuna e Gjakovës, ka bërë të ditur që pas 22 viteve punë, sot është pensionuar Florije Zhubi.
Sipas njoftimit të bërë nga Komuna e Gjakovës, thuhet se Zhubi e ka ushtruar me shumë zell pozitën e saj si Zyrtare për të Drejta dhe Integrim të Komuniteteve, në kuadër të Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim.
Në ceremoninë e pensionimit i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili e vlerësoi lart punën e saj shumëvjeçare dhe përkushtimin e saj, ku përveç kryetarit Gjini përkushtimin dhe bashkëpunimin e saj shumëvjeçar e vlerësuan edhe kolegët e saj, duke i uruar Zhubit pensionim të mbarë dhe shëndet të plotë. /Telegrafi/