Pensionistët nga radhët e Shoqatës së Pensionistëve Invalidorë të Punës në Komunën e Prishtinës kanë paditur Qeverinë e Kosovës për mos rritje pensionesh, padi të cilën e kanë bërë individualisht.
Ata ankohen se pensionet momentale nuk ofrojnë as për së afërmi mundësinë e jetesës për shkak të çmimeve të larta. Ata po ashtu kërkojnë pastrimin e listës së pensionistëve pasi që ka shumë prej atyre që marrin pensione edhe në Kosovë, por edhe nga shtetet e tjera, Zvicra ose Gjermania.
Pensionisti nga Shoqata e Pensionistëve, Hajrush Emini ka thënë për KosovaPress-in se janë dakord të rriten pensionet, por njëkohësisht duhet pastruar lista e atyre që marrin nga dy pensione.
“Vështirë është të bëhet diçka për pensione në këto kushte. Pa u pastruar listat e pensionistëve është vështirë të ndërmerret diçka, për shkak se kemi me mijëra njerëz që i marrin nga dy pensione, në Zvicër e këtu. Kemi veteranët, 40 mijë persona që nëse i hiqet një, veteranit i bëhet pensioni 680 euro. E dyta, e kemi Serbinë duke na kërcënuar çdo ditë, është marrë buxheti mbi pesë milionë, tash janë 300 milionë për ushtri. Përndryshe unë kam pensionin e arsimit, pak më mirë se të tjerët. Unë e kam bindjen se pa u pastruar listat është vështirë të përmirësohet gjendja. Janë 20 kategori të pensionistëve, duhet të gjitha kategoritë të shikohen…Nuk ka person që nuk është dakord të rriten pensionet, por në mënyrë të arsyeshme, pa u politizuar…Kanë marrë iniciativë për padi, për ta paditur Qeverinë pse nuk i kanë rritur pensionet në bazë të inflacionit, por në vend që të paditet me një lëndë, udhëheqja ta paditë në emër të pensionistëve, këta kanë dërguar secili”, ka thënë Emini.
Pensionisti Qamil Haliti shprehet i mllefosur me Qeverinë aktuale, duke thënë se ka lënë pas dore këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë.
“Jo që na ka ndihmuar, por na ka shkatërruar. Arsyeja është se për këta tri vjet çdo gjë është rritur, jo vetëm me 15 për qind, por 100 për qind. Pensionistëve, por edhe arsimit e veteranëve, ky nuk i dëshiron askënd, ky e dëshiron vetëm Serbosllavinë, se është i krijuar për zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë, sidomos për Kosovën, nuk ka kurrfarë ndjenja kombëtare…Po thonë tri vjet e gjysmë (qeverisje), nuk ka qenë në gjendje në Kosovë askund një guri ta drejtojnë, për çdo gjë ka shkuar vetëm prapa, edhe me asociacion e bëri bërllok, çka do të thotë se na ka futur në rrugë pa kokë, ku Kosova tash e ka situatën më të vështirë, kurrë nuk e ka pasur këtë… Nuk luajmë rol ne pensionistët, nuk kemi në dorë ne, as me shehër as me Barilevë. Si të na diktojnë, ashtu shkojmë. Na qesin para, shkojmë i marrim sikur nuk i ka qitur dhe nuk presim që të qesë. Bile, pensionistët janë ata veteranë të luftës që nuk dëshirojnë me e pa me sy në Kosovë. Ky edhe nuk ka vend më në Kosovë, sepse ka prishur çdo hapësirë, çdo inteligjencë e ka zhdukur. Edhe rininë e largoi nga vendlindja… A me mua duhet të zhvillohet Kosova që i kam bërë 72 vjet, a? Duhet të zhvillohet rinia, ku janë ato punësime… Unë nuk shoh që ka bërë diçka, por vetëm e ka shkatërruar”, është shprehur Haliti.
Ngjashëm shprehet pensionisti tjetër, Kadrush Bullatovci, i cili kritikon Qeverinë Kurti se nuk po e ndihmon këtë kategori. AI thotë se iu është bashkangjitur të tjerëve në padinë e ngritur ndaj Qeverisë për mos rritje të pensioneve.
“Kurrë nuk ka ndihmuar, asgjë nuk duhet… Çka ka me ankesa, si të tjerët çka të bëjnë, edhe unë kam dorëzuar letër dhe jam bashkangjitur, por asgjë nuk ka”, ka thënë ai.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës mund të vendosë për shumën e re të pensioneve varësisht nga shkalla e inflacionit dhe mundësitë buxhetore. Sipas Ligjit për skemën pensionale, harmonizimi i pensionistëve me koston e jetesës bëhet një herë në vit duke rritur shumën që duhet paguar me të njëjtën përqindje bazuar në indeksin e kostos së jetesës të vitit paraprak. Pensionistët marrin 100 deri 260 euro në muaj, varësisht nga kategorizimi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëJohn Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje
Pjesëtarë të FSK mësojnë për herë të parë të pilotojnë me helikopterë – stërvitjet po i kryejnë në Shqipëri
Haradinaj: S'mund të ketë sulm më të madh ndaj familjes sesa doracaku i edukatës seksuale
Kryeziu: Nagavci do duhej të jepte dorëheqjen pas skandalit me doracakët për edukimin seksual
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët