LAJMI I FUNDIT:

Pensionimi i parakohshëm e “rinon” Policinë e Kosovës – vendosja e kamerave e nevojshme

Pensionimi i parakohshëm e “rinon” Policinë e Kosovës – vendosja e kamerave e nevojshme
Foto: Ilustrim

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hodaj, thotë se miratimi i Ligjit për pensionimin e parakohshëm do të sillte freski në Policinë e Kosovës, pasi do t’i hapte rrugë pranimit të kuadrove të reja.

Hodaj tha se Kosova duhet të ndjek praktikat e shteteve të zhvilluara, ku zyrtarët policorë dalin në pension nga mosha 55-57 vjeç.

“Kjo është problematika e mos arritjes së funksionalizimit të Ligjit për pensionimin e parakohshëm dhe kemi një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë të cilët tashmë janë mbi 60 vjeçar dhe kjo nuk ndodh në shtetet dhe në policitë e tjera, për shkak se mesatarisht mosha 55-57 është moshë e pensionimit. Unë besoj që është paralajmëruar edhe nga Qeveria që Ligji për pensionim të parakohshëm të miratohet shpejt dhe pastaj do të krijohet mundësi për të pranuar kuadro të reja dhe për t’u freskuar radhët e Policisë. Ai Ligji vlen edhe pjesën tonë të hetuesve që kanë autorizim policore dhe do ta zbatojmë edhe ne si inspektorat që të dërgojmë në pension ata që tashmë kanë arritur një moshë të caktuar”, tha Hodaj për Ekonomia Online.


Ankesat e qytetarëve ka bërë që të punohet në vendosjen e kamerave për të përcjell punën e zyrtarëve policorë. Hodaj thotë se për këtë kanë mbështetje financiare nga partnerët ndërkombëtarë.

“Policia e Kosovës është duke punuar në këtë drejtim, ka një mbështetje edhe prej partnerëve ndërkombëtarë që të financohen fillimisht me disa njësi që kanë kontakte më të shpeshta qytetarë dhe besoj që janë në rrugë të mbarë që kjo të fillojë të implementohet së shpejti. Natyrisht kjo do ta lehtësonte edhe punën tonë të hetimeve, por edhe qytetarët do të ndihen më të sigurt për shkak se do të mund të dëshmohet çfarëdo lloj sjellja apo konfrontim mes tyre”.

“Pjesa logjistike dhe materiale, jemi gjithmonë në kërkim për të shtuar kapacitet tona për të vepruar në mënyrë më efikase, kemi një mbështetje, kemi një buxhet të planifikuar për të kryer shërbimet tona natyrisht që kemi nevojë që kjo të shtohet, kemi edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtar”.

Në fund, ai thotë se Policia e Kosovës bën përpjekje të vazhdueshme për rritjen e profesionalizmit.

“Ne vazhdimisht bëjmë përpjekje si institucion edhe me partnerët edhe me institucionet tjera që të punojmë në drejtim të rritjes së profesionalizimit të punonjësve tanë. Kjo është në radhë të parë dhe rritjes së kapaciteteve logjistike që puna jonë të bëhet në mënyrë më të lehtë dhe më efikase, këtë e bëjmë në vazhdimësi dhe kërkojmë edhe nga partnerët që t’i rrisim kapacitetet me trajnime specializime në fusha të caktuar të hetimeve që të jenë më efikase dhe profesionale”, tha Hodaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori