LAJMI I FUNDIT:

Penov: Politika rajonale e BE-së është një mundësi për zhvillimin e komunave

Penov: Politika rajonale e BE-së është një mundësi për zhvillimin e komunave

Ministria e Vetëqeverisjes Lokale ka realizuar 47 projekte për zhvillimin e fshatrave dhe 23 projekte për zhvillimin e zonave me nevoja specifike zhvillimore, në vlerë të përgjithshme prej 230 milionë denarë, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Risto Penov në tryezën e delegacionit të BE-së organizuar nga ambasada italiane në vend.

“Problemi i zbrazjes së vendbanimeve rurale apo shpopullimit të tyre është i pranishëm në vendin tonë prej dekadash. Fillimisht si pasojë e emigrimit fshat-qytet, e tani edhe më shumë si pasojë e imigrimit të të rinjve jashtë vendit. Rezultatet e fundit të regjistrimit treguan se numri i popullsisë po zvogëlohet, që do të thotë se po humbasim resursin më të rëndësishëm në vend, atë njerëzor”, shtoi ai.

Penov theksoi se komuna më e vogël, Zërnovci, ka vetëm 2.086 banorë, ndërsa më e madhja Kumanova që ka gati 100 mijë banorë. Këto janë dallime të mëdha që tregojnë për kapacitetet e ndryshme zhvillimore të komunave.


“Debate të tilla tematike janë me përfitim të madh, sidomos kur nxiten nga vendet anëtare të BE-së. Ne po përpiqemi të sigurojmë kushte elementare për jetë, por kjo nuk mjafton për të nxitur një zhvillim më serioz. Në politikën e zhvillimit rajonal të BE-së, gjithnjë e më shumë theksi vihet në zhvillimin e bërthamave urbane, të cilat do të kenë fuqi të tërheqin zhvillimin e vendbanimeve përreth”, theksoi Penov./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur

Kronika e Zezë
Kalo në kategori