Shqiptarët në Maqedoni nuk kanë përse t’i vuajnë pasojat e kontestit të identitetit kombëtar të maqedonasve. Ata duhet të sigurojnë garanci për shtyrjen e proceseve të integrimit, shkruan Dialogplus.ch
Vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë ambicien të intergohen në Unionin Evropian. Ky nuk është lajm. Pavarësisht kësaj, në këtë rrugëtim ato kanë performansa të ndryshme. Kampioni i integrimit në Ballkan tani për tani duket Serbia. Por, kjo nuk ka qenë dinamika që i ka karakterizuar vendet e rajonit. Favoriti i integrimit ishte Maqedonia. Ajo e ka nënshkruar e para në rajon Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit. Në vitin 2001, në mes të konfliktit të armatosur në vend. Më 2005, gati dymbëdhjetë vjet para Shqipërisë, Maqedonia e ka fituar statusin e vendit kandidat. Dhe, këtu ka pushuar karriera e saj e integrimit.
Ky fakt nuk mund të mos bëjë përshtypje. Në kontekst të zhvillimeve të fundit politike në Maqedoni, është me rëndësi të vërehet që kjo ndërprerje e përparimit në procesin e integrimit përkon me ardhjen në pushtet dhe qeverisjen e OBRM-PDUKM-së. Përtej koinçidencës, stagnimi i Maqedonisë në pistën e integrimit euroatlantik lidhet me rritjen e korrupsionit në sistem, drejtësinë e kapur, shkeljen e lirisë së medieve, autoritarizmin e të tjera. Para së gjithash, sepse bashkësia ndërkombëtare nganjëherë di ta mbyllë njërin sy, ngecja e Maqedonisë në integrimin euroatlantik lidhet me dështimin e saj për ta gjetur një zgjidhe për emrin me Greqinë.
Afrimi në strukturat euroatlantike, të cilat e nënkuptojnë Unionin Evropian dhe NATO-n, lidhet kryesisht me përfitimin nga programet e ndryshme ekonomike, me adaptimin e standardeve më të arrira të qeverisjes, si dhe me garantimin e integritetit territorial. Nga kjo perspektivë, bilanci i humbjeve të Maqedonisë nga dështimi i integrimit në strukturat euroatlantike është i zymtë: Qytetarët nuk kanë huqur asgjë më pak se ato që janë thelbi i ekzistencës së shtetit: siguria, mirëqenia dhe demokracia. E kanë humbur stabilitetin dhe një cilësi më të mirë të jetesës.
Në të njëjtën kohë, raporti me benefitet është asimetrik. Maqedonia e ka fituar një identitet të rremë të sanksionuar në kurrikulat e sistemit shkollor dhe në politikë. E ka fituar një përmendore të Lekës së Madh, sado e madhe të jetë, aeroportin me emrin e tij dhe diçka të ngjashme. Para së gjithash, ka fituar klasa politike në pushtet dhe klientela e saj, sikurse del nga akuzat e Prokurores Speciale, një pasuri të madhe të pandershme. Për hir të së vërtetës, në kohën e qeverisjes së kësaj klase, qytetarët e Maqedonisë e kanë fituar edhe heqjen e regjimit të vizave – privilegjin e lirisë së lëvizjes në Zonën Shëngen.
Përtej debatit për identitetin e maqedonasve, edhe sikur ta marrim të justifikuar flijimin për hir të kontestimit të identitetit, në këtë mes ka një kundërthënie. Nën regjimin e përjashtimit nga proceset e integrimit për një kauzë partikulare të maqedonasve, po dergjen edhe shqiptarët, të cilëve nuk u përket tema e identitetit të maqedonasve. Situata e shqiptarëve në Maqedoni është e ngjashme me pozitën e Malit të Zi në federatën me Serbinë, kur duhej ta vuante barrën e embargos kundër Milosheviqit, pa u identifikuar me kauzën për të cilën sanksionohej ai.
Penalizimi i shqiptarëve nën politikën refuzuese të elitave maqedonase është i dyfishtë. Ajo u ka kushtuar atyre me përjashtimin ekonomik, ndrydhjen kulturore dhe pasigurinë. Kreu i shqiptarëve në Maqedoni në një moment u dorëzua nga argumentat e opinionit për shkeljen e të drejtave të popullit të tij dhe e lansoi tezën se pozita e tyre do të rregullohej me integrimet euroatlantike. Por, njëmendësinë e tij për integrimet e ka kompromentuar keq mbështetja e vazhdueshme për Nikola Gruevskin, armikun më të madh të integrimit të Maqedonisë në UE, dhe sidomos në NATO.
Nga kjo perspektivë, nga politikanët shqiptarë pritet të kërkojnë garanci për shtyrjen përpara të proceseve të integrimit të Maqedonisë në strukturat auroatlantike. Në të kundërtën, ata duhet të mendojnë për një strehë të sigurt për shqiptarët, ku ata nuk do të jenë peng i kapriçieve të maqedoasve dhe i komplekseve e hipotekave të politikanëve të caktuar shqiptarë. Shqiptarët po e thonë fjalën e tyre; ata janë duke i diskualifikuar njërin pas tjetrit reprezentuesit e rremë: PPD-në, PDSH-në, BDI-në. Dhe, disa aktorë nuk do të përshëndeten vetëm me turp, sepse edhe Prokuroria e ka një fjalë të fundit. Partitë e reja në horizont, të marrin mend. Ato edhe ashtu nuk i kanë bindur shqiptarët akoma.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Kosova bëhet me dhomën e sigurt për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Inflacioni në Shqipëri mbetet i pandryshuar në shkurt, më shtrenjtë ushqimet dhe pijet, ekspertët: Abuzojnë tregtarët

Inspektorati shtetëror bllokon komunën e Tetovës për shkak legalizimeve

Greva në aeroportet gjermane - pritet të ketë anulim të fluturimeve nga Prishtina

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

LDK mbledh kryesinë - diskutohet rezultati zgjedhor

Kosova mund të ndjekë një rrugë të re drejt NATO-s, QKSS propozon modelin KECI

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa