Aktorja spanjolle Penelope Cruz është një prej atyre aktoreve që nuk kanë frikë nga plakja dhe nuk mbështesin aspak kirurgji estetike.

Por tani, në moshën 49-vjeçare, ajo shkëlqen dhe nuk ka njeri që nuk e njeh seksualitetin e saj, e cila ajo vërehet kudo që shfaqet.


Sidoqoftë, në fillim të karrierës së saj, ajo kishte një botë krejt ndryshe dhe e pranoi se shpeshherë ka gënjeu rreth moshës.

"Unë nuk kam frikë nga plakja, kam shumë gjëra në jetën time që mezi pres t’i bëj. Dashuria më e madhe e imja janë fëmijët e mi", pohoi Penelope, ku shtoi se nuk ka asgjë më të mirë se sa mënyra se si fëmijët e saj po shikojnë.

Megjithatë, ajo e befasoi me deklaratën e fundit duke pohuar se kohë pas kohe kur ishte më e re gënjente për moshën.

"Në fillim të karrierës sime unë gënjeja për vitet e mia, aq shumë kënaqesha me këtë imagjinatë sa kohë pas kohe harroja se sa isha e vjetër, Atëbotë gënjeja sepse dëshiroja të isha më e moshuar dhe jo më e re", tha ajo.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe këtë vit në ekranet e mëdha të kinemave botërore. /Telegrafi/