Presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin vjetor para deputetëve drejtoi kritika për korrupsionin dhe klientelizmin politik në shtet, i cili, siç theksoi, gërryen besimin e qytetarëve në institucione. “Interesimi i jashtëzakonshëm mediatik që pasoi vizitën e të ashtuquajturit ekipi i sanksioneve nga SHBA-ja është konfirmimi më i mirë i mosbesimit që qytetarët tanë kanë ndaj autoriteteve vendase kur shohin të vetmen shpresë për drejtësi në institucionet e huaja dhe ndërkombëtare. Megjithatë, realiteti është se askush nga jashtë nuk do ta çrrënjos korrupsionin në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nëse institucionet tona dhe përfaqësuesit e zgjedhur politikë të qytetarëve nuk e bëjnë këtë”, tha Pendarovski.
Në atë përplasje mes kriminelëve dhe numrit të madh të qytetarëve me dinjitet, ka dy synime: së pari, si shtet të tregojë rezultate konkrete, jo vetëm arrestime për publikun, por dënime me burgim afatgjatë dhe kthim të gjërave të vjedhura dhe së dyti, të respektohet prezumimi i pafajësisë, që do të thotë se nuk duhet t’i dënojmë njerëzit në publik para se t’i dënojë gjykata kompetente, porositi presidenti. “Megjithatë, të gjitha përpjekjet tona do të bien në ujë nëse organet kompetente gjyqësore rreshtohen me personazhe për të cilët i gjithë opinioni e di se u kanë siguruar fëmijëve dhe nipërve të tyre të palindur para nga populli. Një tezë që shumë prej nesh e përsërisin prej vitesh është se nuk ka drejtësi nëse nuk ka politikanë aktualë në burg për korrupsion, por nuk do të ketë drejtësi për sa kohë që gjyqtarët dhe prokurorët që marrin vendime skandaloze që ndoshta kanë motive korruptive janë në liri”, tha kreu i shtetit.
Sipas tij, rreziku më i madh për sigurinë tonë kombëtare mbetet demografia, siç dëshmojnë rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë.
“Për tre vjet e gjysmë, pjesën më të madhe të kohës e kam kaluar në biseda me të rinjtë, duke folur për nevojat dhe problemet e tyre – standardin rinor, arsimin. Isha patron i një duzinë nismave dhe projekteve me organizata të shoqërisë civile vendase dhe të huaja për pjesëmarrje më të madhe të të rinjve në vendimmarrje, për funksionalizimin e Ligjit për të rinjt, projektligjit të ri për arsimin e mesëm. Dhe vitin e ardhshëm, e njëjta agjendë do të mbetet në krye të prioriteteve të mia. Megjithatë, sistemi duhet të funksionojë sepse iniciativat individuale nuk mjaftojnë. Është e nevojshme që sa më shpejt të arrihet një konsensus dhe strategji e gjerë shtetërore për këtë çështje, e cila do të përcaktojë të ardhmen tonë shumë më tepër sesa ndryshimi i Kushtetutës”, tha Presidenti.
Presidenti i shtetit tradicionalisht çdo vit para përfundimit të vitit kalendarik mban një fjalim para deputetëve në të cilin prezanton pikëpamjet e tij për zhvillimet aktuale në vend dhe në botë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze