LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Rezultati pozitiv nga referendumi do të ketë rëndësi edhe për marrëdhëniet ndëretnike

Pendarovski: Rezultati pozitiv nga referendumi do të ketë rëndësi edhe për marrëdhëniet ndëretnike

Koordinatori Kombëtar për Anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, Stevo Pendarovski filloi fushatë për referendumin e ardhshëm nga qyteti i Strugës, i cili do të mbahet më 30 shtator kur qytetarët duhet të deklarojnë “A janë për anëtarësim në BE dhe NATO duke mbështetur marrëveshjen ndërmjet Republikës Maqedoni dhe Greqisë?”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se rezultati pozitiv i çështjes së referendumit do të jetë i një rëndësie të madhe për marrëdhëniet ndëretnike në Maqedoni, të cilat, sipas tij, janë baza mbi të cilën qëndron stabiliteti i vendit.

“Të gjithë ata që jetojnë në Strugë e dinë se çfarë do të thotë të jetoni në një mjedis multietnik dhe të respektoni njëri-tjetrin. Kjo është një çështje që nuk kemi pasur deri më tani, përfshirë referendumin e parë më 8 shtator 1991. Për shkak se nuk ka asnjë bashkësi etnike në Maqedoni që nuk e mbështet marrëveshjen me Greqinë, dhe më këtë anëtarësimin tonë në BE dhe NATO”, tha Pendarovski.


Ai i bëri thirrje të gjitha bashkësive etnike maqedonasit, shqiptarët, turqit, boshnjakët, romët dhe të gjithë të tjerët që të bashkohen në të njëjtën anë, sepse, siç theksoi ai, kësaj radhe nuk do të diskutojmë për partitë, mandatet dhe katër vitet e reja të pushtetit apo opozitës, por flasim atë që Maqedonia të shkojë përpara. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Lajme
Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Politikë
Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Politikë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Lajme
Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Lajme
“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori