LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: Procesi i negociatave nuk duhet të bëhet histori pa fund

Pendarovski: Procesi i negociatave nuk duhet të bëhet histori pa fund

Nëse procesi i negociatave bëhet vetëm një histori e pafund ballkanike, atraktiviteti i Bashkimit Evropian do të arrijë një nivel historikisht të ulët, theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në ceremoninë solemne me rastin e fillimit të vitit të ri akademik në Kolegjin e Evropës në Kampusin Natolin në Varshavë, në kuadër të vizitës zyrtare në Republikën e Polonisë.

Pendarovski, siç njoftuan nga Kabineti i tij, theksoi se është i nderuar të flasë në hapjen e vitit akademik, në 30 vjetorin e themelimit të kolegjit, i cili njihet për kontributin e tij të çmuar në integrimin e Evropës Qendrore dhe Lindore në Bashkimi Evropian.

Në fjalën e tij ai tha se perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është një çështje për të cilën ka një konsensus të gjerë social dhe politik në rajon, duke theksuar se me shpalljen e pavarësisë në vitin 1991, u arrit një konsensus kombëtar për të ardhmen evropiane tashmë të arritur në vendin tonë.


Pendarovski theksoi rolin e rëndësishëm të Polonisë si mbështetëse afatgjatë e integrimeve tona evropiane dhe vlerësoi se kontaktet e shpeshta në nivelin më të lartë flasin për miqësinë dhe partneritetin mes dy vendeve.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori