Unë, qeveria dhe Ministria e Punëve të Jashtme bëmë një demarkacion të qartë se cila është kompetenca jonë shtetërore pas rastit në Ohër, të kërkojmë përgjegjësi, por nuk u përpoqëm ta paketojmë atë rast në tërësinë e marrëdhënieve dypalëshe maqedono-bullgare, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në një intervistë për “Telma”.
“Mund të diskutojmë çdo njoftim, unë mund të diskutoj timin në të cilin kam bërë disa elemente, pas njoftimit të PTHP Ohër. Së pari, kam dënuar aktin e dhunës, i cili është i rënduar, sepse djali ka lëndime të rënda trupore. Së dyti, thashë se është sekretar i klubit të bullgarëve në Ohër, sepse PTH Ohër, jo unë apo ti, pretendoi se kështu filloi ngjarja, se i thanë “nuk të vjen turp të shkruhet bullgar”. Kështu që unë po ndiqja atë që thoshte një autoritet zyrtar qeveritar, jo historitë që rrotulloheshin në pazar.
Dhe së fundi, në pjesën e tretë i kam bërë thirrje organeve kompetente që ta zbardhin gjithë rastin dhe fajtorët, nuk po them kush është fajtori, të sanksionohet”, sqaroi presidenti Pendarovski në deklaratën e tij që ia lëshoi publik pas incidentit në Ohër ku u rrah sekretari i përgjithshëm i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”, Hristijan Pendikov.
Ai thotë se në komunikatën e tij nuk ka përzier politikën, as maqedonasit, as bullgarët, por i ka qëndruar informacioneve që i kishte përcaktuar një organ zyrtar shtetëror – Prokuroria Publike.
“Nuk e pashë një gjë të tillë objektivisht nga ana bullgare, ku e gjithë kjo menjëherë, por menjëherë, iu përshtat në narrativën maqedono-bullgare se ai është “rrahur vetëm për hir të asaj” etj. Ishte një politizim i çështjes që, të them të drejtën, nuk e prisja”, theksoi kreu i shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri