LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski në takim me presidentin gjerman: Fillimi i negociatave me BE-në ka rëndësi të jashtëzakonshme

Pendarovski në takim me presidentin gjerman: Fillimi i negociatave me BE-në ka rëndësi të jashtëzakonshme

Presidenti Stevo Pendarovski, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara me rastin e pjesëmarrjes së tij në Asamblenë e 76-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u takua me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, në New York.

Siç informojnë nga kabineti i Pendarovskit, të dy presidentët shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi situatën aktuale në të dy vendet. Në njoftim gjithashtu thuhet se presidenti Steinmeier, shprehu ngushëllimet e tij më të thella për tragjedinë në spitalin modular të Tetovës.

Presidenti Pendarovski falënderoi homologun gjerman për përpjekjet dhe angazhimin e tij personal, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme gjermane për integrimin tonë evropian.


“Presidenti Pendarovski theksoi se ndërtimi i marrëdhënieve miqësore me Gjermaninë, bazuar në qasje të sinqertë dhe të besueshme, janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

“Në atë kontekst, bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi zhvillimet e fundit në lidhje me integrimin tonë evropian dhe arritën në përfundimin se fillimi i negociatave të pranimit midis Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian do të ndikojë pozitivisht në klimën e përgjithshme socio-politike në vendin tonë dhe do të stabilizohet më tej situata. Bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamje dhe informacion mbi zhvillimet e fundit në rajonin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Pendarovskit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Vjen reagimi i parë nga LVV, Sallahu: Limaj dhe Nisma kanë të drejtë kushtetuese që të bëjnë koalicion paszgjedhor

Lajme
Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Edhe Bekë Berisha përfshihet në debatin për koalicione: Nënshtrimin për interesa të ngushta, mos na e shitni si vlerë kombëtare

Lajme
Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Ibishi nuk e përjashton një koalicion të LDK-së me LVV-në

Lajme
Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Komentoi koalicionet e mundshme të Nismës, Sallahu: Statusi im paraprak ka kuptim veç juridik e kurrsesi politik

Lajme
Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Reagon Haradinaj: E keqja ka emër - Albin Kurti

Lajme
Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Aksion i policisë në veri - mbyllen dy qendra ilegale, dyshohet se përmes tyre qytetarët u kushtëzuan të votonin një parti politike

Lajme
Kalo në kategori