Pendarovski: Mbrojtja e infrastrukturës kritike është detyrë kombëtare e rendit të parë

“Në vitet e kaluara jemi ballafaquar me disa kriza që e kanë prishur rëndë funksionimin normal të shoqërisë dhe shtetit. Çështja nuk është më nëse do të ketë një krizë të re, por çfarë dhe me cilin intensiteti do të jetë kriza e radhës. Prandaj mbrojtja e infrastrukturës kritike, e cila përfshin të gjitha proceset fizike dhe organizative të nevojshme për funksionimin normal të shtetit, është detyrë kombëtare e rendit të parë”.
Këtë e deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në konferencën “Drejt qëndrueshmërisë dhe mbrojtjes së infrastrukturës kritike: Shkëmbimi rajonal”, organizuar nga Fondacioni “Fridrih Ebert” – Zyra në Shkup, në bashkëpunim me Qendrën presidenciale për edukim politik.
“Shkëmbimi i praktikave më të mira është segmenti më i rëndësishëm, sepse vendet në rajonin tonë janë në faza të ndryshme të procesit të ndërtimit të një sistemi gjithëpërfshirës për mbrojtjen e infrastrukturës kritike. Disa prej tyre kanë ligje që rregullojnë sistematikisht identifikimin, përkatësisht përcaktimin dhe mbrojtjen e infrastrukturës kritike, ndërsa, natyrisht, kanë edhe përvojë shumëvjeçare në zbatimin e ligjeve, dhe disa, përfshirë Maqedoninë e Veriut, janë në faza e hartimit të legjislacionit të saj”, deklaroi Pendarovski.
Ai theksoi se koncepti teorik i “shoqërisë së rrezikut” i viteve 80 të shekullit të kaluar, i cili u shfaq si një reagim ndaj katastrofës bërthamore të Çernobilit, është sot fatkeqësisht një realitet në të cilin jetojmë për çdo ditë. Kriza shëndetësore e shkaktuar nga pandemia Kovid-19, shtoi ai, na ka treguar se edhe spitalet që zakonisht nuk përfshihen në institucionet kritike të infrastrukturës të shkallës së parë, mund të bëhen institucione të tilla nëse e kërkon situata e krizës.
Presidenti i Republikës përkujtoi se shumë vite më parë kemi dëshmuar për sulme të hakerëve ndaj sistemeve kyçe kompjuterike të shumë shteteve në rajon nga individë dhe grupe të sponsorizuara dhe se lloji i tillë i luftimit në epokën e digjitalizimit të përshpejtuar çon deri në paralizë të pjesshme ose të plotë të transportit, sistemit bankar, sistemit shëndetësor, si dhe deri në pengim të punës së shumë agjencive të tjera qeveritare të cilat janë kritike për funksionimin e rregullt të shtetit.
“Lloji i tillë i terrorizmit, në esencë, terrorizmi i sponsorizuar shtetëror, në disa situata, mund të shkaktojë dëm më të madh madje edhe nga sulmet klasike ushtarake”, vlerësoi shefi i shtetit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri