LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski – Kingji: Përforcimi i bashkëpunimit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv

Pendarovski – Kingji: Përforcimi i bashkëpunimit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv

Bashkëpunimi bilateral ushtarak dhe mbrojtës mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në nivel të kënaqshëm, konstatuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe gjeneral-majori, Arben Kingji, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç informoi Kabineti i presidentit Pendarovski dhe Kingji shprehën interesim për përforcim të këtij bashkëpunimi, përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe informata edhe për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dy anëtare të barabarta dhe fqinje si dhe shfaqën pritje që ai të vazhdojë edhe në të ardhmen, në drejtim të promovimit dhe avancimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, qëndron në kumtesë.


Presidenti Pendarovski shfaqi pritje se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i harmonizojnë qëndrimet e veta në kontekst të bashkëpunimit në Aleancë.

Pendarovski dhe gjeneral-majori Kingji, si shembull të suksesshëm të bashkëpunimit i cekën pjesëmarrjet e dy armatave në aktivitete të përbashkëta stërvitëse dhe shfaqën shpresë se bashkëpunimi mes dy armatave në të ardhmen do të avancohet dhe do ta arrijë shkallën e bashkëpunimit të dy shteteve që e kanë në nivel politik dhe ekonomik.

Në trend Lajme

Më shumë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Lajme
Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

Lajme

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Prokuroria autorizon policinë për identifikimin e personit që dyshohet se grisi Kuranin në Prizren

Lajme
Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Nuk respektoi urdhrin e gjykatës, Prokuroria: Ndaj Kurtit do të veprohet sipas ligjit

Lajme
Kalo në kategori